← I Lumturi Agustini i Hiponit

Shën Agustini i Hiponit

Mbi Ngjalljen e Bijës së Jairit (Mateu 9:18–26)

Ai nuk shikon fjalët e të atit lidhur me të bijën, por më tepër mendjen e tij. Sepse i ati aq shumë kishte humbur shpresën për jetën e saj, sa e bëri kërkesën më tepër që ajo të thirrej sërish në jetë, duke e menduar të pamundur që ajo, të cilën e kishte lënë duke vdekur, të gjendej ende gjallë.

Prej kësaj mësojmë një gjë nga më të domosdoshmet, që të mos shohim asgjë në fjalët e ndonjë njeriu, përveç kuptimit, të cilit fjalët e tij duhet t'i nënshtrohen; dhe asnjë njeri nuk jep një rrëfim të rremë kur përsërit kuptimin e një njeriu me fjalë të tjera nga ato që u përdorën në të vërtetë.

Shqip: përkthim nga anglishtja i një botimi në zotërim publik · regjistri kishtar sipas KOASh-it