Fatkeqësia që i ra judenjve në Jerusalem ditën e Pashkës.
Libri II, Kreu XIX
1. Kur Klaudi ishte ende perandor, ndodhi që në Jerusalem, në festën e Pashkës, të shpërthente një trazirë dhe një rrëmujë aq e madhe, saqë vetëm nga judenjtë që ishin ngjeshur me forcë te porta e tempullit humbën jetën tridhjetë mijë veta, sepse e shkelën nën këmbë njëri-tjetrin. Kështu festa u kthye në kohë zie për gjithë kombin dhe në çdo shtëpi qahej. Këto i tregon fjalë për fjalë Josif Flavi.1
2. Por Klaudi e bëri Agripën, të birin e Agripës, mbret të judenjve, pasi kishte dërguar Feliksin prokurator në gjithë vendin e Samarisë dhe të Galilesë, si edhe në krahinën që quhet Pereja. Pasi mbretëroi trembëdhjetë vjet e tetë muaj, Klaudi vdiq dhe la Neronin pasardhës të tij në perandori.2
Shënime
1. Eusebi thjesht përmbledh në një fjali të vetme atë që te Josif Flavi zë gjysmë faqeje.
2. Klaudi sundoi nga 24 janari i vitit 41 pas Krishtit deri më 13 tetor të vitit 54.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it