Aniani, peshkopi i parë i kishës së Aleksandrisë pas Markut.
Libri II, Kreu XXIV
1. Kur Neroni ishte në vitin e tetë të mbretërimit të tij, Aniani e pasoi Markun, Ungjillorin, në drejtimin e enorisë së Aleksandrisë.12
Shënime
1. Viti 62 pas Krishtit. Me këtë pajtohet versioni i «Kronikës» nga Jeronimi, kurse versioni armen jep vitin e shtatë të Neronit.
2. Për lidhjen e Markut me Egjiptin, shih më lart, kreu 16.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it