Etërit mbi Ungjijtë
← Eusebi i Qesarisë

Eusebi i Qesarisë

Simeoni drejton kishën e Jerusalemit pas Jakovit.

Libri III, Kreu XI

1. Pas martirizimit të Jakovit dhe pushtimit të Jerusalemit, që pasoi menjëherë, thuhet se ata nga apostujt dhe nxënësit e Zotit që ishin ende gjallë u mblodhën nga të gjitha anët, bashkë me ata që ishin të afërm të Zotit sipas mishit (sepse edhe shumica e tyre ishin ende gjallë), për t'u këshilluar se kush ishte i denjë ta pasonte Jakovin.1

2. Të gjithë, me një mendje, e shpallën të denjë për fronin peshkopal të asaj enorie Simeonin, të birin e Kleopës, të cilin e përmend edhe Ungjilli. Ai ishte, siç thonë, kushëri i Shpëtimtarit, sepse Hegjesipi shënon se Kleopa ishte vëlla i Josifit.2

Shënime

1. Viti 61 ose 62 pas Krishtit. Shih më lart, Librin II, kreu 23.

2. Te Gjoni 19:25.

Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it