Kerdoni bëhet drejtuesi i tretë i kishës së Aleksandrisë.
Libri III, Kreu XXI
1. Pasi Nerva kishte mbretëruar pak më shumë se një vit, e pasoi Trajani. Pikërisht gjatë vitit të parë të mbretërimit të tij, Avilin, që e kishte drejtuar kishën e Aleksandrisë trembëdhjetë vjet, e pasoi Kerdoni.123
2. Ai qe i treti që kryesoi atë kishë pas Anianit, i cili qe i pari. Në atë kohë kishën e Romës e drejtonte ende Klementi; edhe ai qe i treti që e mbajti peshkopatën atje pas Pavlit dhe Pjetrit.4
3. I pari qe Lini, dhe pas tij erdhi Anenkleti.5
Shënime
1. Nga 18 shtatori i vitit 96 deri më 27 janar të vitit 98 pas Krishtit.
2. Për Avilin, shih më lart, kreu 14.
3. Sipas veprës legjendare «Veprat e Shën Markut», Kerdoni ishte një nga presbiterët që i dorëzoi Marku. Sipas Eusebit («Historia kishtare» IV. 1 dhe «Kronika»), ai e mbajti detyrën deri në vitin e dymbëdhjetë të Trajanit.
4. Për Anianin, shih Librin II, kreu 24.
5. Për radhën e trashëgimisë së peshkopëve të hershëm të Romës, shih më lart, kreu 2. Eusebi i vë këtu Pavlin dhe Pjetrin bashkë, si bashkëpeshkopë të Romës. Krahaso bashkimin e dy apostujve te Gai dhe te Dionisi i Korintit (të cituar nga Eusebi në Librin II, kreu 25).
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it