Apologjia e Justinit drejtuar Antoninit.
Libri IV, Kreu XII
«Perandorit Tit Eli Hadrian Antonin Piu Cezar August, dhe Verisimit, birit të tij, filozofit, dhe Lucit, filozofit, birit të lindur të Cezarit dhe birit të birësuar të Piut, dashamirit të dijes, dhe senatit të shenjtë e mbarë popullit romak: unë, Justini, i biri i Priskut dhe nipi i Bakeut, nga Flavia Neapoli e Palestinës, në Siri, e paraqes këtë fjalim dhe këtë lutje në emër të atyre njerëzve nga çdo komb që urrehen e përndiqen padrejtësisht, njëri prej të cilëve jam edhe unë vetë.» Po ky perandor mësoi edhe nga vëllezër të tjerë në Azi për padrejtësitë e çdo lloji që po pësonin nga banorët e provincës, dhe e pa me vend t'i drejtonte Kuvendit të përbashkët të Azisë urdhëresën që vijon.12
Shënime
1. Domethënë Mark Aureli, emri fillestar i të cilit ishte Mark Ani Veri, por që, pasi e birësoi perandori Antonin Piu, u quajt Mark Eli Aurel Ver Cezar. Si nderim për çiltërsinë dhe vërtetësinë e tij, fare shpesh e quanin Verissimus në vend të Verus.
2. Për atin dhe gjyshin e Justinit nuk dimë asgjë përveç emrave të tyre. Për vendlindjen e tij, shih më lart, kreu 11.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it