Musani dhe shkrimet e tij.
Libri IV, Kreu XXVIII
Sa për Musanin, të cilin e përmendëm ndër shkrimtarët e mësipërm, ruhet një fjalim i tij fort i hijshëm, shkruar kundër disa vëllezërve që kishin kaluar në herezinë e të ashtuquajturve enkratitë. Kjo herezi kishte mbirë kohët e fundit dhe sillte një lajthitje të çuditshme e shkatërrimtare. Thuhet se nismëtar i këtij mësimi të rremë ishte Tatiani.1
Shënime
1. Për Tatianin dhe enkratitët, shih kreun pasues.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it