Skizma e Blastit në Romë.
Libri V, Kreu XV
Të tjerë, me Florinin në krye, lulëzuan në Romë. Ai ra nga presbiteria e Kishës, dhe një rënie të ngjashme pësoi edhe Blasti. Edhe këta tërhoqën pas mendimit të tyre shumë veta nga Kisha, ndërsa secili përpiqej të fuste risitë e veta rreth së vërtetës.12
Shënime
1. Ndarja e krerëve 14 dhe 15 është e pagoditur. Ata janë të lidhur ngushtë (οἱ μὲν në kreun 14 dhe οἱ δὲ në kreun 15) dhe përbëjnë së bashku një hyrje të përgjithshme për krerët pasues: montanizmi trajtohet në krerët 16 deri në 19, kurse skizma e Florinit dhe e Blastit në kreun 20.
2. Për Florinin dhe Blastin, shih kreun 20.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it