Nxënësit e Origjenit.
Libri VI, Kreu XXX
Ndërsa Origjeni vazhdonte punët e tij të zakonshme në Qesari, tek ai vinin shumë nxënës, jo vetëm nga rrethinat, por edhe nga vende të tjera. Ndër ta dimë se ishin veçanërisht të dëgjuar Teodori, po ai që në ditët tona u shqua ndër peshkopët me emrin Grigor, dhe i vëllai, Athenodori. Kur pa se ishin thellësisht të dhënë pas dijes greke e romake, Origjeni u ngjalli dashurinë për filozofinë dhe i bëri ta këmbenin zellin e tyre të dikurshëm me studimin e dijes hyjnore. Ndenjën me të pesë vjet dhe përparuan aq shumë në gjërat hyjnore, saqë, ndonëse ishin ende të rinj, të dy u nderuan me peshkopatë në kishat e Pontit.1
Shënime
1. Athenodorin e njohim vetëm si vëlla të Grigorit dhe si peshkop të ndonjë kishe ose të disa kishave në Pont (shih Librin VII, krerët 14 dhe 28).
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it