Etërit mbi Ungjijtë
← Eusebi i Qesarisë

Eusebi i Qesarisë

Një letër e Dionisit drejtuar Novatit.

Libri VI, Kreu XLV

1. Por le të shohim se si iu drejtua i njëjti njeri Novatit, kur ky po e trazonte vëllazërinë e Romës. Meqë Novati pretendonte se shkas për braktisjen dhe skizmën e tij ishin bërë disa nga vëllezërit, sikur ata ta kishin detyruar të vepronte siç veproi, shih se si i shkruan:

2. «Dionisi, vëllait Novat, përshëndetje. Nëse, siç thua, të kanë shtyrë pa dashjen tënde, këtë do ta provosh po të tërhiqesh me dashjen tënde. Sepse do të ishte më mirë që njeriu të pësonte gjithçka sesa ta përçante Kishën e Perëndisë. Edhe martirizimi për të penguar përçarjen nuk do të ishte më pak i lavdishëm sesa ai për të mos adhuruar idhujt. Madje mua më duket më i madh. Sepse në njërin rast njeriu martirizohet për hir të shpirtit të vet, kurse në tjetrin për mbarë Kishën. Dhe tani, nëse mund t'i bindësh a t'i shtysh vëllezërit të vijnë në një mendje, drejtësia jote do të jetë më e madhe se gabimi yt, dhe ky nuk do të të llogaritet, kurse ajo do të lëvdohet. Por, nëse nuk ia del dot me të pabindurit, të paktën shpëto shpirtin tënd. Lutem të jesh mirë, duke e mbajtur paqen në Zotin.» Këtë i shkroi Novatit.

Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it