Ligësia e Decit dhe e Galit.
Libri VII, Kreu I
Deci kishte mbretëruar jo plot dy vjet, kur e vranë bashkë me fëmijët e tij, dhe e pasoi Gali. Në këtë kohë vdiq Origjeni, gjashtëdhjetë e nëntë vjeç. Dionisi, kur i shkruan Hermamonit, thotë për Galin sa vijon:
«Gali as e kuptoi ligësinë e Decit, as u mendua se ç'e kishte shkatërruar atë, por u pengua në të njëjtin gur, ndonëse e kishte para syve. Sepse, kur mbretërimi i tij po shkonte mbarë dhe punët i ecnin sipas dëshirës, u sul kundër burrave të shenjtë që i luteshin Perëndisë për paqen dhe mirëqenien e tij. Prandaj, bashkë me ta, përndoqi edhe lutjet që ata bënin për të.» Kaq për të.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it