Etërit mbi Ungjijtë
← Eusebi i Qesarisë

Eusebi i Qesarisë

Pavli i Samosatës dhe herezia që ai futi në Antioki.

Libri VII, Kreu XXVII

1. Pasi Ksisti e kishte kryesuar kishën e Romës për njëmbëdhjetë vjet, e pasoi Dionisi, adash i atij të Aleksandrisë. Rreth së njëjtës kohë vdiq në Antioki Dhimitriani, dhe atë peshkopatë e mori Pavli i Samosatës.12

2. Meqë ai, në kundërshtim me mësimin e Kishës, kishte për Krishtin mendime të ulëta e përdhese, domethënë se nga natyra ishte njeri i zakonshëm, Dionisit të Aleksandrisë iu lutën të vinte në sinod. Por ai nuk mundi të vinte, për shkak të moshës dhe të dobësisë së trupit, dhe e dha me letër mendimin e vet për çështjen që shqyrtohej. Kurse gjithë barinjtë e tjerë të kishave nxituan nga të gjitha anët të mblidheshin në Antioki, si kundër një plaçkitësi të grigjës së Krishtit.

Shënime

1. Ksisti II qe peshkop vetëm njëmbëdhjetë muaj, jo njëmbëdhjetë vjet. Shih kreun 5. Kronologjia e Eusebit për peshkopët e Romës të kësaj kohe është një ngatërresë e pazgjidhshme.

2. Për Dhimitrianin, shih Librin VI, kreu 46.

Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it