Qipriani dhe peshkopët që ishin me të mësuan të parët se ata që ktheheshin nga herezia duheshin pastruar me pagëzim.
Libri VII, Kreu III
I pari nga të gjithë, Qipriani, bariu i enorisë së Kartagjenës, mbajti mendimin se ata nuk duheshin pranuar pa u pastruar më parë nga lajthitja e tyre me anë të pagëzimit. Por Stefani, i cili e quante të panevojshme të shtohej ndonjë risi në kundërshtim me traditën e mbajtur që nga fillimi, u zemërua shumë për këtë.1
Shënime
1. Nga viti 247 ose 248 deri në vitin 258, kur vdiq si dëshmor.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it