Etërit mbi Ungjijtë
← Eusebi i Qesarisë

Eusebi i Qesarisë

Ata në Egjipt.

Libri VIII, Kreu VIII

1. E tillë ishte ndeshja e atyre egjiptianëve që u ndeshën fisnikërisht për fenë në Tir. Por duhet t'i admirojmë edhe ata që u martirizuan në vendlindjen e tyre, ku mijëra burra, gra e fëmijë, duke e përçmuar jetën e tanishme për hir të mësimit të Shpëtimtarit tonë, duruan vdekje të ndryshme.1

2. Disa prej tyre, pas gërryerjesh, tendosjesh, fshikullimesh nga më të rëndat dhe pas llojesh të tjera të panumërta torturash, të tmerrshme edhe vetëm t'i dëgjosh, iu dorëzuan flakëve; disa u mbytën në det; disa ua zgjatën me trimëri kokën atyre që ua prenë; disa vdiqën nën tortura, e të tjerë u shuan nga uria. Të tjerë akoma u kryqëzuan: disa sipas mënyrës që përdoret zakonisht për keqbërësit, të tjerë edhe më mizorisht, të gozhduar në kryq kokëposhtë dhe të mbajtur gjallë derisa vdiqën nga uria mbi kryq.

Shënime

1. Asnjë pjesë e botës së krishterë nuk vuajti në këto vite më rëndë se territori i tiranit Maksimin, që u bë Cezar në vitin 305 dhe sundoi në Egjipt e në Siri.

Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it