Etërit mbi Ungjijtë
← Eusebi i Qesarisë

Eusebi i Qesarisë

Statuja e ngritur rishtas në Antioki.

Libri IX, Kreu III

Ky njeri zhvilloi kundër nesh çdo lloj lufte, bëri që tanët të gjurmoheshin me zell nëpër strehët e tyre, sikur të ishin vjedhës të pashenjtë, sajoi çdo lloj shpifjeje e akuze kundër nesh dhe u bë shkak vdekjeje për një numër shumë të madh njerëzish. Më në fund ngriti një statujë të Jupiterit Filios, me disa sharlatanizma dhe rite magjike. Pasi shpiku forma të pashenjta pranimi dhe mistere ogurzeza rreth saj, si edhe mjete të neveritshme pastrimi, ia shfaqi sharlatanizmin e vet edhe perandorit, me orakuj që shtirej sikur i shqiptonte. Me lajka që i pëlqenin sundimtarit e ngriti demonin kundër të krishterëve dhe tha se perëndia kishte urdhëruar që të krishterët të dëboheshin, si armiq të tij, përtej kufijve të qytetit dhe të krahinave fqinje.12

Shënime

1. Jupiteri Filios, perëndia e miqësisë ose e dashamirësisë, nderohej gjerësisht në Lindje. Duket se ka qenë hyjnia mbrojtëse e Antiokisë dhe, sipas Valesius-it, një tempull të tij në Antioki e përmendin perandori Julian dhe Libaniusi.

2. «Ceremonitë e johebrenjve, të përdorura për ngritjen dhe shenjtërimin e shëmbëlltyrave të perëndive të tyre, ishin të ndryshme. Jupiteri Ktesios shenjtërohej me një lloj ritesh, Herkeios me një tjetër dhe Filios me një të tretë» (Valesius).

Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it