Pasdarka e Vogël · Hapi 6
Dhoksologjia: «Lavdi Perëndisë në më të larta»
Çfarë ndodh
Pas psalmeve vjen Dhoksologjia, një himn lavdërimi që nis me «Lavdi Perëndisë në më të larta dhe mbi dhenë paqe dhe mbi njerëzit mirëdashje». Pas saj vijnë disa vargje, pastaj lutja «Bëna të denjë, o Zot», që thuhet edhe në Mbrëmësoren (shërbesën e mbrëmjes); këtu ajo i kërkon Zotit që «të ruhemi këtë natë pa ndonjë mëkat». Lutja mbaron me «Ty të ka hije lavdërimi, ty të ka hije himni, ty të ka hije lavdia...».
Kush bën çfarë
- LexuesiLexon Dhoksologjinë, vargjet që vijnë pas saj dhe lutjen «Bëna të denjë, o Zot», me «I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua», deri te fjalët përmbyllëse «Ty të ka hije lavdërimi...».
- PopulliQëndrojnë në këmbë dhe luten bashkë me lexuesin.
Fjalët
Dhoksologjia
The Doxology
Lavdi Perëndisë në më të larta dhe mbi dhenë paqe dhe mbi njerëzit mirëdashje.
Glory be to God on high, and on earth peace, good will towards men.
Të himnojmë, të bekojmë, të falemi, të lavdërojmë, ty të falënderojmë për lavdinë tënde të madhe.
We praise thee, we bless thee, we worship thee, we glorify thee, we give thanks to thee for thy great glory,
Zot Mbret, Perëndi qiellor, At i tërëfuqishëm. Zot Bir i vetëmlindur Jisu Krisht, edhe Shpirti i Shenjtë.
O Lord, heavenly King, God the Father Almighty O Lord, the Only-begotten Son, Jesus Christ, and the Holy Spirit,
Zot Perëndi, qengj i Perëndisë, Bir i Atit që ngre mëkatin e botës; mëshirona, ti që ngre mëkatet e botës.
O Lord God, Lamb of God, Son of the Father, that takest away the sins of the world, have mercy upon us. Thou that takest away the sins of the world,
Prano lutjen tonë, ti që rri në të djathtë të Atit, edhe mëshirona.
receive our prayer. Thou that sittest at the right hand of God, the Father, have mercy upon us.
Se ti je shenjt i vetëm, ti je Zot i vetëm, Jisu Krisht, për lavdi të Perëndisë Atit. Amin.
For thou only art holy; thou only art the Lord, O Jesus Christ, with the Holy Ghost, in the glory of God the Father. Amen.
Për çdo mbrëmje do të të bekoj, dhe do të lavdëroj emrin tënd për jetë e në jetë të jetës.
Every night will I give thanks unto thee: and praise thy Name for ever and ever.
O Zot, u bëre streha jonë brez pas brezi, unë thashë: a Zot mëshiromë, shëro shpirtin tim se fajtova tek ti.
Lord, thou hast been our refuge, from one generation to another. I said, Lord, be merciful unto me: heal my soul, for I have sinned against thee.
O Zot, tek ti gjeta strehë, mësomë të bëj dëshirën tënde se ti je Perëndia im.
I flee unto thee. Teach me to do thy will; for thou art my God.
Se pranë teje është burimi i jetës; me dritën tënde do të shohim dritë.
For with thee is the well of life, and in thy light shall we see light.
Zgjate përdëllimin tënd mbi ata që të njohin.
O continue forth thy loving-kindness unto them that know thee.
Bëna të denjë, o Zot, që të ruhemi këtë natë pa ndonjë mëkat.
Vouchsafe, O Lord, to keep us this night without sin.
I bekuar je, o Zot, Perëndi i Etërve tanë, dhe emri yt është i himnuar dhe i lavdëruar në jetët. Amin.
Blessed art thou, O Lord, the God of our fathers, and praised and glorified is thy Name forever. Amen.
Le të jetë, o Zot, përdëllimi yt mbi ne, sikurse kemi shpresuar tek ti.
Let thy mercy be upon us, O Lord, even as we have set our hope on thee.
I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua.
Blessed art thou, O Lord; teach me thy statutes.
I bekuar je, o Zot, bëmë të mençëm në porositë e tua.
Blessed art thou, O Master; make me to understand thy commandments.
I bekuar je, o i Shenjtë, ndriçomë me porositë e tua.
Blessed art thou, O Holy One; enlighten me with thy precepts.
O Zot, mëshira jote është për jetë, mos i hiq sytë nga veprat e duarve të tua.
Thy mercy, O Lord, endureth forever: O despise not the works of thy hands.
Ty të ka hije lavdërimi, ty të ka hije himni, ty të ka hije lavdia, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
To thee belongeth worship, to thee belongeth praise, to thee belongeth glory, to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, unto ages of ages. Amen
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Ata thonë përshëndetjen engjëllore: “Lavdi Perëndisë që është më të lartat dhe mbi dhenë paqe dhe ndër njerëzit mirëdashje”.»«E Bekuar është Mbretëria», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Në Dhoksologjinë e Madhe lavdërohet Trinia e Tërëshenjtë, dhe në mënyrë të veçantë ai që e përmbushi shpëtimin tonë, Zoti Jisu Krisht.»Dabovich, The Holy Orthodox Church (1898), f. 39 · përkthyer nga kjo faqe