Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 64

Përlëshimi i madh

Çfarë ndodh

Prifti bën përlëshimin. Të dielën përlëshimi nis me «Ai që u ngjall prej së vdekurish», në ditët e tjera me «Krishti, Perëndia ynë i vërtetë», dhe i kërkon Krishtit mëshirë me ndërmjetimet e Hyjlindëses, Nënës së Perëndisë, dhe të shumë shenjtorëve, ndër ta Shën Joan Gojarti, si edhe shenjtori i kësaj kishe dhe ai i ditës. Pastaj prifti e bekon popullin edhe dy herë, dhe psaltët këndojnë duke iu lutur Zotit që ta ruajë atë për shumë vjet.

Kush bën çfarë

  • PriftiLavdëron Perëndinë, pastaj bën përlëshimin nga Dera e Bukur dhe e bekon popullin edhe dy herë.
  • DhjakoniTe Tryeza e Blatës vazhdon e mbaron Dhuratat e çmuara që kanë mbetur.
  • LexuesiThotë «Lavdi Atit», tri herë «Mëshiro, o Zot» dhe i kërkon priftit bekimin.
  • PsaltëtPërgjigjen «Amin» dhe këndojnë duke iu lutur Zotit që ta ruajë për shumë vjet atë që i bekon.
  • PopulliSipas zakonit, përkulen para çdo bekimi dhe këndojnë përgjigjet me zë të ulët bashkë me psaltët.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, gjatë përlëshimit askush nuk i mbaron Dhuratat e çmuara; këtë e bën prifti pas naforës.

Fjalët

Prifti

Lavdi me ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi me ty.

Glory to thee, O Christ-God, our sure hope; glory to thee.

Lexuesi (Anagnosti)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages.

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Lord, have mercy.

Beko, o At i shenjtë (ose Zot i shenjtë në qoftë se meshon episkop).

Master, bless.

Pastaj prifti bën përlëshimin:

Then the priest gives the dismissal:

Në qoftë se është e diel e fillon kështu:

If it is Sunday, he begins thus:

Ai që u ngjall prej së vdekurish ...

he who rose from the dead

Po të mos jetë e diel:

If it is not Sunday:

Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e Zonjës sonë të pacënuar, Hyjlindëses dhe gjithmonë Virgjërës Mari; me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës; me mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara dhe pa trup; të nderuarit, të lavdëruarit profet, pararendësit dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar; [të Etërve tanë ndër shenjtorët dhe mësuesve të mëdhenj ekumenikë dhe ierarkëve, Vasilit të Madh, Grigor Theollogut dhe Joan Gojartit; patrikëve të Aleksandrisë Athanasit, Qirillit dhe Joan Përdëllimtarit; të çudibërësve, Shën Kollit Kryepiskopit të Mirës së Liqisë dhe Shën Spiridhonit episkopit të Trimithundës], të martirëve të shenjtë, të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; [të martirëve të shenjtë të lavdëruar e të mëdhenj Gjergj Tropeprurësit, Dhimitër Mirovlitit, Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratillatit; të hieromartirëve të shenjtë dhe të lavdëruar Harallamb dhe Elefter]; të Atit tonë ndër shenjtorët Joan Gojartit kryepiskopit të Konstandinopojës, të shenjtit (aksh të kishës), të hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joaqim dhe Ana, të shenjtit (aksh të ditës) të cilin po lusim sot dhe gjithë Shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashës dhe mëshirëplotë.

Christ, our true God, through the prayers of his all-holy Mother (Wednesday and Friday: through the might of the precious and life-giving Cross), (Monday: through the intercessions of the honourable Bodiless Powers of Heaven), (Tuesday: of the honourable and glorious Prophet and Forerunner and Baptist, John), of the holy, glorious and all-laudable Apostles (Saturday: of the holy, glorious and right victorious Martyrs; of our reverend and God-bearing Fathers); (according to the Liturgy used: of our Father among the Saints, Basil the Great or John Chrysostom), (Thursday: of our Father among the Saints, Nicholas, Archbishop of Myra in Lycia, the Wonder-worker), of Saint N. (of the Temple), of Saint N. (of the day), of the holy and righteous Ancestors of God, Joachim and Anna, and of all the Saints, have mercy upon us and save us, forasmuch as he is good and loveth mankind.

Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Iisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.

Through the prayers of our holy Fathers, O Lord Jesus Christ our God, have mercy upon us and save us.

Psaltët

Amin.

Amen.

Prifti bekon shpresëtarët duke thënë:

The priest blesses the devout, saying:

Prifti

Shën Trinia le t'u ruajë juve të gjithëve.

May the Holy Trinity preserve you all.

Psaltët

Atë që na bekon dhe na shenjtëron, o Zot, ruaje për shumë vjet.

Him who blesseth us and sanctifieth us, O Lord, preserve for many years.

Prifti

(duke bekuar) Zoti Perëndia le të ruajë të gjithë ju me hirin dhe njeridashjen e Tij hyjnore, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

(blessing) May the Lord God preserve you all through his divine grace and love toward mankind, always, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Protopresviter Thomas Hopko
«Bekimi përfundimtar liturgjik, është bekimi i Krishtit. Në Ditën e Zotit (e Diela) bekimi fillon gjithmonë me referimin për ngjalljen e tij së vdekurish.»

«Bekimi dhe Përlëshimi», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Protopresviter Thomas Hopko
«Në përlëshimin prej mbledhjes liturgjike, Populli i Perëndisë urdhërohet të shkojë me paqe në botë, për të dhënë dëshmi për Mbretërinë e Perëndisë, në të cilën ata ishin pjesëmarrës në liturgjinë e Kishës.»

«Bekimi dhe Përlëshimi», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap