Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 45

Plotësoret para «Ati ynë»

Çfarë ndodh

Dhjakoni drejton Plotësoret, një litani me lutje të shkurtra. Ajo nis duke kujtuar gjithë shenjtorët, lutet për Dhuratat e çmuara që u blatuan dhe u shenjtëruan, dhe pastaj kërkon një ditë të përsosur, engjëll paqeje, ndjesë të mëkateve dhe mbarim të krishterë të jetës. Ndërkaq prifti thotë pa zë një uratë, duke kërkuar të bëhet i denjë të marrë pjesë me ndërgjegje të pastër në Misteret qiellore, në Kungatën e Shenjtë.

Kush bën çfarë

  • PriftiQëndron përpara Tryezës së Shenjtë dhe thotë uratën e tij pa zë gjatë lutjeve të litanisë; libri i shërbesës së Kishës e vendos pas lutjes së katërt.
  • DhjakoniDel nga Hierorja në vendin e tij të zakonshëm përpara Derës së Bukur dhe thotë lutjet e litanisë.
  • PsaltëtPërgjigjen me «Mëshiro, o Zot» në lutjet e para, me «Falna, o Zot» në ato që vijnë më pas dhe me «Ty, o Zot» në të fundit.
  • PopulliLuten bashkë me lutjet e litanisë dhe këndojnë përgjigjet me zë të ulët bashkë me psaltët; në lutjen e fundit ia parashtrojnë Krishtit jetën e tyre.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Prifti i thotë vetë lutjet e dhjakonit, me uratën e tij pa zë ndërmjet tyre.

Fjalët

Dhiaku

Pasi kujtuam gjithë shenjtorët, përsëri dhe përsëri me paqe, le t'i lutemi Zotit.

Calling to remembrance all the Saints, again, yet again, in peace let us pray to the Lord.

Psaltët

Mëshiro, o Zot.

Lord, have mercy.

Dhiaku

Për dhuratat e çmuara, që u blatuan dhe u shenjtëruan, le t'i lutemi Zotit.

For the Precious Gifts which have been offered and sanctified, let us pray to the Lord.

Psaltët

Mëshiro, o Zot.

Lord, have mercy.

Dhiaku

Që Perëndia ynë njeridashës, i cili i pranoi ato si aromë shpirtërore në altarin e tij të shenjtë, qiellor dhe të kuptuar me anë të mendjes, të na dërgojë si shpërblim hirin hyjnor dhe dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, le të lutemi.

That our God, who loveth mankind, will accept them upon his holy, and most heavenly, and supersensual Altar, for an odour of spiritual fragrance; and will send down upon us in return his divine grace and the gift of his Holy Spirit, let us pray to the Lord.

Psaltët

Mëshiro, o Zot.

Lord, have mercy.

Dhiaku

Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.

That he will deliver us from all tribulation, wrath, and necessity, let us pray to the Lord.

Psaltët

Mëshiro, o Zot.

Lord, have mercy.

Ndërkaq prifti thotë pa zë këtë uratë përpara Tryezës së shenjtë:

Meanwhile the priest says this prayer inaudibly before the Holy Table:

Prifti

(pa zë) Në dorën tënde e lëmë tërë jetën tonë dhe shpresën, o Zot njeridashës, dhe lypim prej teje, dhe të lutemi e të biem në gjunjë; bëna të denjë të marrim pjesë me ndërgjegje të pastër në Misteret e tua qiellore e të frikshme të kësaj Tryeze të shenjtë dhe shpirtërore për ndjesën e mëkateve dhe për faljen e fajeve, për pjesëmarrjen e Shpirtit të Shenjtë, për trashëgimin e mbretërisë së qiejve, për paraqitjen, pa drojtje përpara Teje, jo për t'u gjykuar ose dënuar.

Unto thee do we commit our whole life and hope, O Lord, who lovest mankind. And we entreat thee, and beseech thee, and implore thee: Vouchsafe that we may partake of thy heavenly and terrible Mysteries, of this sacred and spiritual food, with a pure conscience, unto the remission of our sins, unto the pardon of our transgressions, unto the communion of the Holy Spirit, unto inheritance of the kingdom of Heaven, and unto boldness toward thee; not unto judgment or condemnation.

Dhiaku

Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.

Succour us, save us, have mercy upon us, and keep us, O God, by thy grace.

Psaltët

Mëshiro, o Zot.

Lord, have mercy.

Dhiaku

Ditën të tërë të përsosur, të shenjtë, me paqe dhe të pamëkatshme, le t'ia lypim Zotit.

A day all-perfect, holy, peaceful and sinless, let us beseech of the Lord.

Psaltët

Falna, o Zot.

Grant it, O Lord.

Dhiaku

Engjëll paqeje, udhëheqës besnik, ruajtës të shpirtrave dhe të trupave tanë, le t'i lypim Zotit.

An Angel of Peace, the faithful guide and guardian both of our souls and bodies, let us beseech of the Lord.

Psaltët

Falna, o Zot.

Grant it, O Lord.

Dhiaku

Ndjesë dhe falje të mëkateve dhe të fajeve tona, le t'i lypim Zotit.

The pardon and remission of our sins and transgressions, let us beseech of the Lord.

Psaltët

Falna, o Zot.

Grant it, O Lord.

Dhiaku

Të mirat dhe të dobishmet për shpirtrat tanë dhe paqe për botën, le t'i lypim Zotit.

All things which are good and profitable to our souls, and peace to the world, let us beseech of the Lord.

Psaltët

Falna, o Zot.

Grant it, O Lord.

Dhiaku

Që të kalojmë në paqe dhe në pendim jetën që na mbetet, le t'i lypim Zotit.

That we may pass the residue of our life in peace and penitence, let us beseech of the Lord.

Psaltët

Falna, o Zot.

Grant it, O Lord.

Dhiaku

Mbarim të krishterë të jetës sonë, pa dhimbje, faqebardhë, me paqe dhe mbrojtje të mirë përpara gjykatores së trembshme të Krishtit, le të lypim.

A Christian ending to our life, painless, blameless, peaceful; and a good defence before the dread Judgment Seat of Christ, let us beseech of the Lord.

Psaltët

Falna, o Zot.

Grant it, O Lord.

Dhiaku

Duke lypur bashkimin e besës dhe pjesëmarrjen e Shpirtit të Shenjtë, veten tonë dhe njeri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë le t'ia parashtrojmë.

Having made our petition for the unity of the faith , and the communion of the Holy Spirit, let us commend ourselves, and each other, and all our life unto Christ our God.

Psaltët

Ty, o Zot.

To thee, O Lord.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Protopresviter Thomas Hopko
«Duke e mbaruar litaninë me lutjen për “bashkimin e besës dhe Kungimin e Shpirtit të Shenjtë”, besnikët ia parashtrojnë jetët e tyre Krishtit, duke i kërkuar që “pa ndrojtje dhe pa dënim të guxojmë të thërresim Atë, Ty Perëndinë qiellor e të themi: “Ati ynë që je në qiejt…”.»

«Ati Ynë», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap