Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 67

Tropari i Shën Simeonit dhe përlëshorja e Shën Joan Gojartit

Çfarë ndodh

Pasi heqin veshjet liturgjike, prifti dhe dhjakoni thonë Këngën e Simeonit, «Tani përlëshoje shërbëtorin tënd, o Zot», pastaj uratat e Himnit Trishenjtor, që nisin me «Shenjt Perëndi», dhe «Ati ynë». Vazhdojnë me përlëshoren e Shën Joan Gojartit, himnin e përlëshimit të shenjtorit të cilit i përket kjo Liturgji, dhe me shkurtoren e tij, një himn tjetër të shkurtër; pastaj dymbëdhjetë herë «Mëshiro, o Zot» dhe «Më të nderuarën se keruvimet», një himn kushtuar Hyjlindëses, Nënës së Perëndisë.

Kush bën çfarë

  • PriftiThotë bashkë me dhjakonin Këngën e Simeonit dhe uratat e himnet që vijnë pas saj.
  • DhjakoniThotë të njëjtat urata bashkë me priftin.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Këto urata prifti i thotë i vetëm.

Fjalët

Tani përlëshoje shërbëtorin tënd, o Zot, simbas fjalës sate, me paqe, se sytë e mi panë shpëtimin tënd, të cilin ti e përgatite faqe gjithë popujve, dritë për ndriçimin e paganëve dhe për lavdi të popullit tënd Izrael.

Lord, now lettest thou thy servant depart in peace, according to thy word. For mine eyes have seen thy salvation, which thou hast prepared before the face of all people. To be a light to lighten the Gentiles, and to be the glory of thy people Israel.

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona (tri herë).

O Holy God, Holy Mighty, Holy Immortal One, have mercy upon us.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Trini e tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh; ndjei paudhësitë tona, o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona; për emrin tënd.

O all-holy Trinity, have mercy upon us. O Lord, wash away our sins. O Master, pardon our transgressions. O Holy One, visit and heal our infirmities, for thy Name's sake.

Mëshiro, o Zot (tri herë).

Lord, have mercy (three times).

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje po shpëtona nga i ligu.

Our Father, who art in heaven, Hallowed be thy Name. Thy kingdom come. Thy will be done on earth, As it is in heaven. Give us this day our daily bread. And forgive us our trespasses, As we forgive those who trespass against us. And lead us not into temptation; But deliver us from the Evil One:

Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

For thine is the kingdom, and the power, and the glory, of the Father, and of the Son, and of the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Pastaj thonë përlëshoren e Shën Joan Gojartit:

Then they say the apolytikion of Saint John Chrysostom:

Tingull T.IV: Hiri i gojës sate që shkëlqeu si pishtar, ndriçoi gjithësinë, i la botës thesare kundër argjendashjes, na tregoi lartësinë e përulësisë. Por duke edukuar me fjalët e tua, o Atë Joan Gojartë, lutju Fjalës, Krishtit Perëndisë, të shpëtohen shpirtrat tanë.

The grace of thy lips, shining forth like a beacon-fire, hath illumined the universe, and hath bestowed upon the world the treasure of non-avariciousness, and hath shown us the height of humility. But as thou instructest us with thy words, O Father John Chrysostom, so also intercede thou with Christ God, the Word, that our souls may be saved.

Prej qiejve more hirin hyjnor dhe me buzët e tua i mëson të gjithë t'i falen një Perëndie në Trini, o Joan Gojartë, oshënar i tërëlumtur. Të lavdërojmë siç meriton; sepse je mësues që sqaron gjërat hyjnore!

From heaven hast thou received grace divine, and with thy lips dost thou teach all men to adore the One God in three Persons. O John Chrysostom, all-blessed Saint, we rightly praise thee: for thou art our Teacher, in that thou dost reveal things divine.

Mëshiro, o Zot (12 herë).

Lord, have mercy.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Më të nderuarën se keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se serafimet, që pa u cënuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindësen, ty të madhërojmë.

More honourable than the Cherubim, and beyond compare more glorious than the Seraphim, thou who without defilement barest God the Word, true Birth-giver of God, we magnify thee.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap