Etërit mbi Ungjijtë

Mëngjesorja e së Dielës · Hapi 21

Dëgjimi, Shkallesat dhe Paravargu

Çfarë ndodh

Libri i Kishës i përmend këto tri pjesë në një udhëzim të vetëm. Lexuesi lexon Dëgjimin, një himn të shkurtër të tingullit (mënyrës muzikore) të javës. Pastaj psaltët këndojnë Shkallesat (tre antifone, secili me dy himne të shkurtra dhe një të tretë te «Lavdi...» dhe «Tani...») dhe Paravargun e së dielës, një refren që këndohet me një varg psalmi. Këto ndryshojnë çdo javë sipas radhës së tetë tingujve; faqja merr si shembull tingullin e parë.

Kush bën çfarë

  • LexuesiLexon Dëgjimin e tingullit.
  • PsaltëtKëndojnë tre antifonet, pastaj dy herë Paravargun, vargun e tij dhe sërish Paravargun: në tingullin e parë, «Tani do të ngrihem, thotë Zoti...» dhe «Fjalët e Zotit janë të dëlira».
  • PopulliDëgjojnë, në këmbë ose ulur, si të duan.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, nuk ndryshon asgjë: prifti është tashmë në Hierore (pjesën e altarit).

Fjalët

Në vazhdim, lexuesi lexon Dëgjimin e tingullit, më pas koret psalin Shkallesat e tingullit dhe Paravargun e së dielës.

Next, the reader reads the hypakoe of the tone; then the choirs sing the hymns of ascent of the tone and the Sunday prokeimenon.

Himnet e javës, si shembull: Tingulli i parë

Dëgjimi

The Hypakoe

Pendimi i kusarit rrëmbeu Parajsën, ndërsa vajtimi i miroprurëseve lajmëroi gëzimin që u ngjalle, o Krisht Perëndi, dhe i dhurove botës përdëllimin e madh.

The repentance of the thief seized Paradise, while the lament of the Myrrh-bearing Women proclaimed the joy that thou didst rise, O Christ-God, and didst grant unto the world great mercy.

Shkallesat

The Hymns of Ascent

Antifoni i parë

The First Antiphon

Në hidhërimin tim të thërres, o Zot, dëgjoji rënkimet e mia.

In my affliction I cry unto thee, O Lord: hearken unto my groanings.

Eremitët kanë dashuri të pasosur hyjnore, se janë jashtë botës së kotë.

The hermits have unending divine love, for they are outside the vain world.

Lavdi dhe Tani

Glory... Now and ever...

Shpirtit të Shenjtë i ka hije nderi e lavdia, si dhe Atit bashkë me Birin, prandaj le t'i këndojmë të vetmit pushtet trinisor.

To the Holy Spirit are due honour and glory, as also to the Father together with the Son; wherefore let us sing unto the one triune Power.

Antifoni i dytë

The Second Antiphon

Si më ngjite mbi malet e ligjeve të tua, ndritmë me virtyte, o Perëndi, që të të himnoj.

As thou hast brought me up upon the mountains of thy laws, illumine me with virtues, O God, that I may hymn thee.

Merrmë me dorën e djathtë ti, o Fjalë, dhe ruajmë dhe mbromë që të mos më djegë zjarri i mëkatit.

Take me by thy right hand, O Word, and keep me and protect me, that the fire of sin may not burn me.

Lavdi dhe Tani

Glory... Now and ever...

Me anën e Shpirtit të Shenjtë përtëritet tërë Krijesa dhe kthehet si më parë, se ësht' i njëfuqishëm me Atin e me Fjalën.

Through the Holy Spirit the whole Creation is renewed and returneth to its former state, for he is of equal power with the Father and the Word.

Antifoni i tretë

The Third Antiphon

Me ata që më kanë thënë: “Le të ecim në oborret e Zotit”, më dëfreu shpirti dhe m'u gëzua zemra.

Because of them that said unto me: “Let us go into the courts of the Lord”, my spirit was gladdened and my heart rejoiced.

Në shtëpinë e Davidit është frik' e madhe, se atje do të vihen frone dhe do të gjykohen të gjitha racat dhe gjuhët e dheut.

In the house of David there is great fear, for there thrones shall be set, and all the races and tongues of the earth shall be judged.

Lavdi dhe Tani

Glory... Now and ever...

Shpirtit të Shenjtë duhet t'i blatojmë nder dhe adhurim, lavdi dhe fuqi, siç i ka hije Atit e Birit, se Trinia është një nga Natyra, por jo nga Personat.

Unto the Holy Spirit we must offer honour and worship, glory and might, as is meet unto the Father and the Son; for the Trinity is one in Nature, but not in Persons.

Paravargu

The Prokeimenon

Tani do të ngrihem, thotë Zoti, do ta vendos dhe do ta tregoj shpëtimin haptazi. (2 herë)

now will I arise, saith the Lord, I will set [them] in safety; I will speak [to them] thereof openly.

Vargu: Fjalët e Zotit janë të dëlira.

The oracles of the Lord are pure oracles

Tani do të ngrihem, thotë Zoti, do ta vendos dhe do ta tregoj shpëtimin haptazi.

now will I arise, saith the Lord, I will set [them] in safety; I will speak [to them] thereof openly.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Isabel Florence Hapgood
«Paravargu, zakonisht me fjalët e Shkrimit të Shenjtë, shpreh ose përmbajtjen dhe zbatimin e këndimit që vjen pas tij, ose kuptimin e ditës, domethënë të lutjeve dhe të himneve që lidhen me ditën.»

Hapgood, Service Book (1922), f. 594 · përkthyer nga kjo faqe

Në këtë hap