Uratat e falënderimit pas Kungimit · Hapi 6
Urata për Hyjlindësen e Tërëshenjtë
Çfarë ndodh
Urata e pestë i drejtohet Hyjlindëses së Tërëshenjtë, Nënës së Perëndisë. Në të, ai që lutet e falënderon që, ndonëse i padenjë, është bërë pjesëtar i Trupit të pastër dhe i Gjakut të çmuar të Birit të saj. I kërkon dritë, një zemër të përulur e të thyer dhe lot pendimi, si edhe që, gjer në fund të jetës, t'i marrë pa dënim Misteret e kulluara (Dhuratat e çmuara).
Kush bën çfarë
- Ai që lutetThotë uratën për Hyjlindësen e Tërëshenjtë, «O Zonjë Hyjlindëse e Tërëshenjtë», në këmbë.
Fjalët
Uratë për Hyjlindësen e Tërëshenjtë
A prayer to the All-holy Theotokos
O Zonjë Hyjlindëse e Tërëshenjtë, drita e shpirtit tim të errësuar, shpresa, mbulesa, streha, ngushëllimi dhe gëzimi im, të falënderoj që më bëre të denjë mua të padenjin të bëhem pjesëtar i Trupit të pastër dhe i Gjakut të çmuar të Birit tënd. Ti që linde dritën e vërtetë ndriçomi sytë e kuptimit të zemrës; ti që linde burimin e pavdekësisë, ngjallmë mua të vdekurin nga mëkati; o Mëmë e Perëndisë, mëshiruese dhe përdëllimtare, mëshiromë dhe tregoje zemrën time të përulur dhe të thyer, bëj që të jem me mendime të përulura dhe jo robëruese.
O all-holy Lady, Birth-giver of our God, of my darkened soul the light, hope, shelter, refuge, the consolation and the joy: I thank thee that thou hast deemed me, all unworthy as I am, worthy to be a partaker of the pure Body and precious Blood of thy Son. O thou who didst bring forth the true Light, enlighten the intellectually-discerning eyes of my heart; O thou who didst bear the Fountain of Immortality, quicken thou me, who lie dead in sin. O compassionately loving Mother of the merciful God, have mercy upon me, and grant unto me humility and contrition of heart, and humbleness of mind, and deliverance from bondage to evil thoughts.
Ti bëmë të denjë që gjer në mbarim të jetës të marr pa dënim shenjtërimin e Mistereve të kulluara, për shërim të shpirtit e të trupit. Dhe jepmë, o Zonjë, lotë pendimi dhe rrëfimi që të të lavdëroj e të të madhëroj gjithë ditët e jetës sime, se e bekuar dhe e tërëlavdëruar je në jetë. Amin.
And vouchsafe that even unto my last breath I may, without condemnation, receive the sanctification of these Holy Mysteries, unto the healing of both soul and body. And grant me tears of penitence and of confession, that I may laud and glorify thee all the days of my life. For blessed art thou and all-glorified unto all the ages. Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Por mbi të gjithë shenjtorët dhe mbi të gjithë njerëzorët, të cilët janë lavdëruar në Mbretërinë e Perëndisë, është Maria, Hyjlindësja dhe Mbretëresha e Qiellit, udhëheqësja ndër ndërmjetësit e shenjtë, të cilët ndërmjetojnë për ne para Perëndisë.»«Por në mënyrë të veçantë nderojmë Hyjlindësen e Përmbishenjtë dhe falënderojmë Zotin që e bëri atë Nënën tonë të Tërëshenjtë.»