Etërit mbi Ungjijtë

Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 3

Kanoni para Kungimit: Oda IV

Çfarë ndodh

Oda IV ruan të njëjtin rend: dy tropare (strofa të shkurtra) drejtuar Krishtit, pastaj një hyjlindësore, një strofë drejtuar Nënës së Perëndisë. Oda ndjek melodinë e një irmosi (një strofe model), që libri e emërton me fjalët e para greke: «Elilithas ek parthenu».

Kush bën çfarë

  • Ai që lutetThotë Odën IV: dy tropare, pastaj hyjlindësoren.

Fjalët

Oda IV

Ode IV

Sipas irmosit: Elilithas ek parthenu.

To the irmos: Elilithas ek parthenu.

U trupëzove, o i Shumëmëshirshëm, dhe me vetëdashje e dhe veten tënde në therje si një qengj për fajet e njerëzve; prandaj të lutem, shuaji edhe fajet e mia.

Thou wast made flesh, O most merciful One, and of thine own will didst give thyself to be slain as a lamb for the sins of men; wherefore I pray thee, blot out my sins also.

Shëroi, o Zot, plagët e shpirtit tim, dhe mua të tërë shenjtëromë dhe bëmë të denjë, o Zot, të jem dhe unë i mjeri pjesëtar në Darkën tënde hyjnore mistike.

Heal, O Lord, the wounds of my soul, and sanctify me wholly, and make me worthy, O Lord, wretched as I am, to be a partaker also of thy divine mystical Supper.

Hyjlindësore (Theotokio)

Theotokion

Ndërmjeto, o Zonjë, që ai që lindi nga gjiri yt, të jetë edhe kundrejt meje i mëshirshëm, dhe ruajmë të jem i panjollshëm e i pastër, mua shërbëtorin tënd lutës, që duke pranuar margaritarin shpirtëror, të shenjtërohem.

Intercede, O Lady, that he who was born of thy womb may be merciful toward me also; and keep me, thy suppliant servant, spotless and pure, that, receiving the spiritual pearl, I may be sanctified.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Shën Joan Gojarti
«Krishtit nuk i mjaftoi fakti që u bë njeri për ne, që u rrah me kamxhik dhe që u ther për ne, por ai bashkon edhe veten e tij me ne. Jo vetëm përmes besimit, por realisht ai na bën Trup të tij…»

«Liturgjia Hyjnore – Kungimi Hyjnor (Pjesa III) – Priftmurgu Grigor Kutlumusiani», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Hierodeacon Joan Pelushi (now Metropolitan of Korçë)
«Ashtu siç Mirosja është një Pendikosti personale, edhe Kungimi është një Darkë Mistike personale. Ne jetojmë dhe marrim atë që jetuan dhe morën nxënësit në dhomën e sipërme në Jerusalem, kur Zoti ynë hëngri Pashkën bashkë me ta.»

«Kungata Hyjnore.», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap