Etërit mbi Ungjijtë

Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 7

Kanoni para Kungimit: Oda VII

Çfarë ndodh

Oda VII ka dy tropare (strofa të shkurtra) drejtuar Krishtit; libri i shtyp si një paragraf të vetëm. Pastaj vjen një hyjlindësore, një strofë drejtuar Nënës së Perëndisë. Melodia e odës është ajo e irmosit (strofës model të saj) që nis në greqisht me «Ikonos krisis».

Kush bën çfarë

  • Ai që lutetVazhdon me Odën VII: dy troparet, të shtypura si një paragraf i vetëm, dhe hyjlindësoren.

Fjalët

Oda VII

Ode VII

Sipas irmosit: Ikonos krisis.

To the irmos: Ikonos krisis.

Kungimi me Misteret e tua të pavdekshme, o Krisht, le të bëhet tani për mua burim mirësish, dritë, jetë, mospësim dhe nxitje përparimi e arritjeje të një virtyti më hyjnor, që të të lavdëroj ty, të vetmin të mirë. Tani që po afrohem me tmerr, me dëshirë dhe me shpresëtari në Misteret e tua hyjnore dhe të pavdekshme, o njeridashës, dhe të këndoj: i bekuar je, o Perëndi i etërve tanë, shpëtofsha nga pësimet, armiqtë, nevojat dhe nga çdo hidhërim.

Let the communion of thine immortal Mysteries, O Christ, be now unto me a source of good things, light, life and dispassion, and a spur to progress in a more divine virtue and to its attainment, that I may glorify thee, who alone art good. Now that I draw near with dread, with longing and with reverence to thy divine and immortal Mysteries, O Lover of mankind, and sing: Blessed art thou, O God of our fathers, may I be delivered from passions, from enemies, from needs and from every affliction.

Hyjlindësore (Theotokio)

Theotokion

Ty, o Hirplote, që linde në mënyrë të pakuptueshme prej mendjes Shpëtimtarin Krisht, të lutem Ty, o e kulluar, edhe unë shërbëtori yt i papastër: Tani që po u afrohem Mistereve të kulluara, pastromë krejt prej çdo ndotjeje të trupit dhe të shpirtit.

O thou who art full of grace, who in a manner past the understanding of the mind didst bear Christ the Saviour, I also, thine unclean servant, pray unto thee, O most pure one: Now that I draw near to the most pure Mysteries, cleanse me wholly from every defilement of body and soul.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Dhimitër Beduli
«Shumë, shumë më i madh e më i flaktë duhet të jetë malli ynë për të takuar Jisuin, që është më i dashuri nga të gjithë të dashurit tanë. Dhe në Kungatën Hyjnore nuk bëjmë një takim të thjeshtë, po bëhemi një me Të. Marrim vetë Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Bëhemi Krishtmbajtës.»

«Kisha Orthodhokse dhe Kungata Hyjnore – Përgatitja për Kungim (Pj.3)», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Dhimitër Beduli
«Stadi i fundit i përgatitjes për Kungatën Hyjnore është frika e Perëndisë dhe shpresëtaria që duhet të ekzistojnë në shpirtin e besimtarit, kur ai shkon për të marrë Kungatën Hyjnore.»

«Kisha Orthodhokse dhe Kungata Hyjnore – Përgatitja për Kungim (Pj.3)», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap