Etërit mbi Ungjijtë

Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 9

Kanoni para Kungimit: Oda IX

Çfarë ndodh

Oda IX e mbyll kanonin; libri e emërton melodinë e saj në greqisht, «Anarku genitoros». Së pari vijnë dy tropare (strofa të shkurtra), të shtypura si një paragraf i vetëm. Pastaj vijnë «Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë», një tropar i tretë, «Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin» dhe hyjlindësorja (një strofë drejtuar Nënës së Perëndisë). Libri i jep «Lavdi Atit…» dhe «Tani…» vetëm me fjalët e para.

Kush bën çfarë

  • Ai që lutetE mbyll kanonin me Odën IX, duke thënë «Lavdi Atit…» pas dy tropareve të para dhe «Tani e përherë…» para hyjlindësores.

Fjalët

Oda IX

Ode IX

Sipas irmosit: Anarku genitoros.

To the irmos: Anarku genitoros.

Shijoni dhe shihni se Zoti është i mirë, se duke u bërë dikur si ne për ne, dhe duke ia sjellë një herë vetveten therore Atit të tij, gjithmonë therorizohet dhe shenjtëron pjesëmarrësit. Le të shenjtërohem trupërisht dhe shpirtërisht, o Zot, le të ndriçohem, le të shpëtoj, le të bëhem banesa jote, duke u kunguar me Misteret e shenjta, duke të pasur ty banues bashkë me Atin e me Shpirtin, o mirëbërës dhe shumë i mëshirshëm.

Taste and see that the Lord is good; for, having once become like us for our sake, and having once offered himself as a sacrifice to his Father, he is ever sacrificed, and sanctifieth them that partake. May I be sanctified in body and soul, O Lord; may I be enlightened, may I be saved, may I become thy dwelling through the communion of the holy Mysteries, having thee dwelling in me with the Father and the Spirit, O Benefactor most merciful.

Lavdi Atit…

Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit.

Si zjarri dhe si drita le të më bëhen Trupi dhe Gjaku yt shumë i çmuar, o Shpëtimtari im, duke djegur lëndën e mëkatit, duke përvëluar gjembat e pasioneve dhe duke më ndriçuar krejt që t'i falem Hyjnisë sate.

As fire and as light let thy most precious Body and Blood be unto me, O my Saviour, burning up the matter of sin, scorching the thorns of the passions, and enlightening me wholly, that I may worship thy Godhead.

Tani…

Now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Hyjlindësore (Theotokio)

Theotokion

Perëndia u trupëzua prej Gjakut tënd të kulluar; prandaj të lavdëron çdo brez, o Zonjë; ty të madhërojnë rreshtat e engjëjve, sepse me anën tënde panë qartë atë që sundon mbi të gjitha, që u bë njeri.

God was made flesh of thy most pure blood; wherefore every generation glorifieth thee, O Lady, and the ranks of angels magnify thee; for through thee they have clearly beheld him who ruleth over all things, become man.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Shën Kirili i Jerusalemit
«Pas kësaj dëgjoni psaltin që ju fton me një melodi të shenjtë në kungimin e Mistereve të Shenjta, duke thënë: «Shijoni e shihni se Zoti është i mirë». Mos ia beso gjykimin qiellzës tënde trupore, jo, po besimit të palëkundur; sepse ata që shijojnë, ftohen të shijojnë jo bukë e verë, po Trupin dhe Gjakun antitipikë të Krishtit.»

Mbi Misteret.

Shën Joan Gojarti
«Nuk kam një lidhje të thjeshtë me ty, por jam bashkuar me ty, hahem dhe dobësohem pak nga pak, që të bëhet më i fortë gërshetimi, bashkimi dhe ndërthurja mes nesh. Sepse ato gjëra që thjesht janë bashkuar me njëra-tjetrën, ruajnë kufijtë e tyre, ndërsa unë lidhem ngushtësisht me ty, domethënë nuk dëshiroj të ketë asgjë tjetër ndërmjet nesh, por dua që të jemi një, unë edhe ti»

«Liturgjia Hyjnore – Kungimi Hyjnor (Pjesa III) – Priftmurgu Grigor Kutlumusiani», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap