Fjalët e shërbesave · Librat
Uratorja
Euchologion · Greqisht: Εὐχολόγιον (Efchologion)
Një libër me shërbesat e priftit. Kisha në Shqipëri e mban ritin e varrimit ashtu siç e ndryshoi Patriarkana e Kostandinopojës në Uratoren e re që botoi në vitin 1888, ku varrimi nuk lidhet më me Liturgjinë Hyjnore. Në praktikën ruse këto shërbesa mblidhen në Librin e Nevojave: Pagëzimi, Mirosja, Rrëfimi, Martesa, Vajimi i të sëmurëve, shërbesat e varrimit, shenjtërimi i një kishe dhe bekimi i një shtëpie; atje emri Uratore i jepet librit të lutjeve për laikët.