Fjalët e shërbesave · Himnet dhe tekstet
Zbritësore
Katavasia · Greqisht: Καταβασία (Katabasia)
Një irmos që këndohet në fund të një ode të kanonit. Në librin e Kishës për të dielën, zbritësoret e tetë odave të para vijnë pas shkurtores, shtëpisë (ikosit) dhe sinaksarit, ndërsa ajo e odës së nëntë vjen pas Madhërimeve të Hyjlindëses, para Lutjes së Vogël. Në të kremtet e Zotit ose të Hyjlindëses, zbritësorja e odës së nëntë këndohet në Liturgjinë Hyjnore në vend të «Të meriton me të vërtetë». Në praktikën ruse dy koret zbresin nga solea në mes të kishës për të kënduar përsëri irmosin e vetë odës.