Fjalët e shërbesave · Himnet dhe tekstet
Këndim
Reading · Greqisht: ἀνάγνωσμα / περικοπή
Një pjesë e Shkrimit të Shenjtë e caktuar për t'u kënduar në një shërbesë. Çdo Liturgji Hyjnore ka dy: Apostullin, siç quhet këndimi nga Veprat ose nga letrat e apostujve, që e këndon lexuesi; dhe Ungjillin, që e këndon dhjakoni nga amvoni ose, kur nuk ka dhjakon, prifti te Dera e Bukur. Çdo ditë e vitit dhe çdo e kremte ka këndimet e veta. Në disa ditë Mbrëmësorja ka tri këndime nga Dhiata e Vjetër, ndërsa të dielave dhe në të kremtet e mëdha Mëngjesorja ka një këndim nga Ungjilli.