Fjalët e shërbesave · Sendet dhe enët e shenjta
Kryq dore
Blessing cross · Greqisht: εὐλογίας σταυρός (evlogias stavros)
Kryqi i dorës është kryqi i bekimit, që mbahet në dorë dhe ruhet mbi Tryezën e Shenjtë. Me të bekohen besimtarët, të cilët e nderojnë; ata u kërkojnë edhe priftërinjve dhe peshkopëve t'i bekojnë me të. Në praktikën ruse, në fund të Liturgjisë, prifti ia zgjat popullit për ta puthur, ndërsa ndan naforën.
