Fjalët e shërbesave · Sendet dhe enët e shenjta
Prosforë
Prosphora · Greqisht: πρόσφορον (prosphoron)
Prosfora, që në popull quhet edhe «buka e meshës», është buka prej gruri, e bërë me maja, që blatohet për Liturgjinë dhe vuloset sipër me vulën. Në Proskomidhi prifti pret prej saj me shtizë Qengjin dhe merr pjesët për Hyjlindësen, për shenjtorët, për të gjallët dhe për të fjeturit. Pjesa tjetër e bukës i jepet popullit në fund të Liturgjisë si naforë. Në praktikën ruse përdoren pesë prosfora të vogla, secila e bërë me dy copa të rrumbullakëta, të vëna njëra mbi tjetrën.