Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
Puthja e paqes
Kiss of peace · Greqisht: ἀσπασμὸς τῆς εἰρήνης
Puthja e paqes vjen pas Plotësoreve. Pasi prifti thotë «Paqe në të gjithë», dhjakoni thërret «Le të duam njeri-tjetrin që të rrëfejmë me një mendje», dhe populli përgjigjet «Atin, e Birin edhe Shpirtin e Shenjtë, Trininë e njëqenshme e të pandarë». Prifti puth Dhuratat e çmuara, të mbuluara; priftërinjtë që shërbejnë bashkë puthin njëri-tjetrin.