Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
Lutja për katekumenët
Litany of the catechumens · Greqisht: εὐχὴ / συναπτὴ τῶν κατηχουμένων · Në librin e Kishës: «Lutjuni Zotit ju katikumenët.»
Lutja për katekumenët vjen pas Lutjes së Gjerë. Dhjakoni i fton katekumenët të luten dhe besimtarët të luten për ta, që Perëndia t'i mësojë dhe t'i bashkojë me Kishën e tij; ata ulin kryet, prifti thotë një uratë për ta, dhe pastaj përlëshohen. Me këtë mbyllet Liturgjia e Katekumenëve.