Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · Hapi 8
Vargëzimet e Thirrtoreve
Çfarë ndodh
Psaltët këndojnë vargëzimet, himne që këndohen secili pas një vargu psalmi; vargjet e fundit vijnë nga Psalmet 129 dhe 116 (sipas numërimit grek). Të shtunën mbrëma këndohen dhjetë: shtatë vargëzime ngjallësore nga Oktoeku (libri i tetë tingujve) dhe tre për shenjtin e ditës, prandaj vargjet nisin te «Nxirr shpirtin tim prej burgut». Himnet ngjallësore ndryshojnë çdo javë, sipas radhës së tetë tingujve, dhe faqja merr si shembull tingullin e parë.
Kush bën çfarë
- PsaltëtKëndojnë dhjetë vargëzimet, secilin pas vargut të vet; tre vargëzimet e shenjtit vijnë nga Mujori (libri i muajve), dhe faqja nuk i jep.
- PopulliDëgjojnë, në këmbë ose ulur, si të duan, dhe këndojnë me zë të ulët bashkë me psaltët aty ku i dinë himnet.
Fjalët
Psaltët këndojnë stihirat duke u vënë përpara këto vargje:
The chanters sing the stichera, prefacing them with these verses:
Kur janë dhjetë:
When there are ten:
Nxirr shpirtin tim prej burgut që të lavdërojë emrin tënd.
Bring my soul out of prison, that I may give thanks to thy name,
Të drejtët do të më kërkojnë kur të më shpërblesh.
the righteous shall wait for me, until thou recompense me.
Kur janë tetë:
When there are eight:
Psalmi 129
Psalm 129
Nga thellësitë e shpirtit thirra më ty, o Zot, o Zot, dëgjo zërin tim.
Out of the depths have I cried to thee, O Lord. O Lord, hearken to my voice;
Veshët e Tu le t'i vënë re zërit të lutjes sime.
let thine ears be attentive to the voice of my supplication.
Kur janë gjashtë:
When there are six:
Po të vesh re paudhësitë, o Zot, o Zot, kush ka për të mbetur? por pranë teje është ndjesa.
If thou, O Lord, shouldest mark iniquities, O Lord, who shall stand? For with thee is forgiveness:
Për emrin tënd të prita, o Zot; shpirti im priti fjalën tënde; shpirti im shpresoi më Zotin.
for thy name's sake have I waited for thee, O Lord, my soul has waited for thy word. My soul has hoped in the Lord;
Kur janë katër:
When there are four:
Nga roja e mëngjesit gjer natën, nga roja e mëngjesit, le të shpresojë Izraeli më Zotin.
from the morning watch till night. Let Israel hope in the Lord:
Se pranë Zotit është përdëllimi dhe pranë tij shpërblimi i shumtë dhe ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.
for with the Lord is mercy, and with him is plenteous redemption. And he shall redeem Israel from all his iniquities.
Psalmi 116
Psalm 116
Lavdëroni Zotin gjithë kombet, lavdërojeni gjithë popujt.
Praise the Lord, all ye nations: praise him, all ye peoples.
Se i madh është përdëllimi i Tij mbi ne dhe e vërteta e Zotit mbetet në jetë.
For his mercy has been abundant toward us: and the truth of the Lord endures for ever.
Himnet e javës, si shembull: Tingulli i parë
Vargëzimet e Thirrtoreve
The Stichera of «Lord, I have cried»
Lutjet tona të mbrëmjes priti, o Zot i shenjtë, dhe falna ndjesë mëkatesh, se ti je i vetmi që rrëfeve në botë Ngjalljen.
Accept our evening petitions, O holy Lord, and grant us remission of our sins: For thou only revealest Resurrection unto the world.
Rrethoni Sionin, o popuj, dhe vëreni në mes dhe jepini lavdi në të, atij që u ngjall së vdekurish, se ai është Perëndia ynë, që na çliroi nga paudhësitë tona.
Go ye round about Zion, ye people, and encompass her, and give glory therein to him who is risen from the dead: For he is our God who delivereth us from our sins.
Ejani, o popuj, të përhimnojmë dhe t'i falemi Krishtit, duke lavdëruar ngjalljen e tij prej së vdekurish, se ai është Perëndia ynë, që çliroi botën prej kurthit të armikut.
O come, ye people, let us sing praises and worship Christ, glorifying his Resurrection from the dead: For he is our God, who delivereth the world from the wiles of the enemy
Dëfreni, o qiej, buçisni, o themele të dheut, thërrisni, o male, me ngazëllim, se ja Emanueli mbërtheu mëkatet tona në Kryq dhe vrau vdekjen ai që fal jetë, duke ngjallur Adamin si Njeridashës.
Be glad, O heavens; resound, O foundations of the earth; cry aloud with exultation, O mountains: For behold, Emmanuel hath nailed our sins to the Cross, and he that giveth life hath slain death, raising up Adam, as the Lover of mankind.
Atë që u kryqëzua për ne trupërisht duke dashur, që pësoi dhe u varros dhe u ngjall së vdekurish, le ta himnojmë duke thënë: Mbështete në Orthodhoksi Kishën tënde, o Krisht, paqësonaje jetën, si i Mirë dhe Njeridashës.
Him who for our sake was willingly crucified in the flesh, who suffered and was buried and rose from the dead, let us hymn, saying: Establish thy Church in Orthodoxy, O Christ, and make our life peaceful, as the Good One and the Lover of mankind.
Duke qëndruar pranë varrit tënd jetëpritës, ne të pavyerit i blatojmë lavdërim dhembshurisë sate të pashprehshme, o Krisht, Perëndia ynë, se denjove Kryq dhe vdekje, o i pamëkatshëm, që t'i dhurosh botës ngjalljen si Njeridashës.
Standing by thy life-receiving tomb, we the unworthy offer praise unto thine ineffable compassion, O Christ our God: For thou didst condescend unto the Cross and death, O Sinless One, that thou mightest bestow resurrection upon the world, as the Lover of mankind.
Fjalën e bashkëpanisshme dhe të bashkamshuar me Atin, që lindi pa shpjegim prej gjirit virgjëror, dhe denjoi për ne Kryq dhe vdekje duke dashur, dhe u ngjall me lavdi, le ta himnojmë duke thënë: Lavdi më ty, o Zot jetëdhënës, o Shpëtimtar i shpirtrave tanë.
The Word, co-unoriginate and co-eternal with the Father, who was born inexplicably of a virgin womb, and for our sake willingly condescended unto the Cross and death, and rose in glory, let us hymn, saying: Glory to thee, O life-giving Lord, O Saviour of our souls.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Vargjet e fundit të Psalmeve, në të cilat shprehet shpresa e shpëtimit, këndohen duke u ndërthurur me himne të hartuara për nder të personit të cilit i kushtohet shërbesa, himne që na sigurojnë se Zoti e pranon lutjen e atyre që e duan Atë.»Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 43 · përkthyer nga kjo faqe
«Të shtunave në mbrëmje, vigjilja e Ditës së Zotit, këto tropare gjithmonë lavdërojnë Ngjalljen e Krishtit prej së vdekurish.»«Shërbesa e Mbrëmjes», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Të shtunën mbrëma, në shërbesën e agripnisë, Ngjallja e Zotit tonë përkujtohet dhe lartësohet në mënyrë më të veçantë.»Hapgood, Service Book (1922), f. 593 · përkthyer nga kjo faqe
«Pas psalmit “O Zot, thirra te Ty, dëgjomë, dëgjomë, o Zot” lexohen disa vargje, nganjëherë nga libra të ndryshëm (sipas ditës në kalendar), por në përgjithësi vargjet e ndryshme që lexohen ose këndohen, dhe sidomos i fundit, përmbajnë një zbulim të ekonomisë së madhe në shpëtimin e gjinisë njerëzore.»Dabovich, The Holy Orthodox Church (1898), f. 35 · përkthyer nga kjo faqe