Etërit mbi Ungjijtë

Shërbesat e Kishës

Veshjet liturgjike

Vishe një lexues, një dhjakon, një prift dhe një peshkop, një veshje pas tjetrës, sipas radhës që jep libri i shërbesës: çfarë është çdo veshje, fjalët që thuhen kur vishet dhe çfarë do të thotë.

Prifti i veshur
Veshja 0 nga 6
Ngjyra:

Prifti

Para se të vishet: zostikoja e zezë.

Epigonatin (mbigjunjësoren) e mban vetëm prifti të cilit i është dhënë si nder. Për shërbesat më të vogla prifti vesh petrahilin pa felonin; pa petrahil nuk kryen asnjë shërbesë.

Shtyp «Vishe» për ta veshur, një veshje pas tjetrës.

Vishen gjithashtu: Kryq, Kalimaf, Skufje, Mitër

Ngjyra

Protopresviter Thomas Hopko
«Veshjet e Kishës janë të errëta, zakonisht në ngjyrë vjollcë.»

«Shërbesat gjatë Kreshmës», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Protopresviter Thomas Hopko
«Në këtë kohë Dyert e Bukura mbyllen dhe kremtuesit dhe shërbyesit e altarit i ndërrojnë veshjet e tyre nga veshjet e errta të pësimit të Krishtit, në ato të ndritshmet të fitores së Tij mbi vdekjen. Në këtë kohë të gjitha veshjet e mbulesat e Kishës janë ndërruar, gjithashtu, në ngjyra të ndritshme, si shenjë e fitores së Krishtit mbi mëkatin, djallin dhe vdekjen. Kjo riveshje bëhet gjatë kohës që populli këndon vargjet e Psalmit 82: Ngrihu o Perëndi edhe gjykoje dhenë, sepse Ti do i trashëgosh tërë kombet.»

«E Shtuna e Madhe», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Protopresviter Thomas Hopko
«Kjo rrobë, e cila vishet nga peshkopët dhe priftërinjtë në shërbesën e Kungatës së Shenjtë dhe që zakonisht është e bardhë»

«Veshjet», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Protopresviter D. Sokolof
«Për të kryer Misterin e Pagëzimit, prifti vesh veshje me ngjyra të çelura ose të bardha, për të shprehur gëzimin e Kishës kur pranon një anëtar të ri.»

Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 114 · përkthyer nga kjo faqe

Protopresviter Thomas Hopko
«Kalimafi zakonisht është i zi, por mund të jetë edhe në ngjyrë purpuri; peshkopët dhe murgjërit mbajnë gjithashtu vellon e zezë. Murgjërit mbajnë edhe një kapuç (skufia), por në traditën ruse edhe disa nga klerikët e martuar mbajnë një skufje, si një shenjë dallimi, të cilën e kanë ngjyrë purpuri.»

«Veshjet», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë