Vetëvrasja e Pilatit.
Libri II, Kreu VII
Vlen të shënohet se, siç tregohet, vetë Pilati, që ishte qeveritar në kohën e Shpëtimtarit tonë, ra në fatkeqësi të tilla nën Gain (kohët e të cilit po i rrëfejmë), saqë u detyrua të bëhej vrasësi dhe xhelati i vetvetes. Kështu, siç duket, hakmarrja hyjnore nuk vonoi ta zinte. Këtë e thonë ata historianë grekë që kanë shënuar olimpiadat, bashkë me ngjarjet që kanë ndodhur në secilën periudhë.1
Shënime
1. Për fat të keq, Eusebi nuk e përmend burimin e tij në këtë rast, dhe fundin e Pilatit nuk e tregon asnjë historian grek që njohim. Prandaj nuk jemi në gjendje të gjykojmë sa i besueshëm është ky rrëfim.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it