Zia e bukës që ra në mbretërimin e Klaudit.
Libri II, Kreu VIII
1. Gai nuk e kishte mbajtur pushtetin as plot katër vjet, kur e pasoi perandori Klaud. Nën të ra në botë një zi buke, të cilën e kanë shënuar në historitë e tyre shkrimtarë krejt të huaj për fenë tonë. Kështu u përmbush parashikimi i Agavit, i shënuar te «Veprat e Apostujve», se mbi mbarë botën do të binte zi buke.12
2. Te «Veprat e Apostujve» Luka përmend zinë e bukës në kohën e Klaudit dhe tregon se vëllezërit e Antiokisë, secili sipas mundësisë së vet, dërguan ndihmë për vëllezërit e Judesë me duart e Pavlit dhe të Varnavës. Pastaj shton rrëfimin që vijon.3
Shënime
1. Gai sundoi nga 16 marsi i vitit 37 pas Krishtit deri më 24 janar të vitit 41 pas Krishtit, dhe e pasoi i ungji, Klaudi.
2. Veprat 11:28.
3. Veprat 11:29, 30.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it