Domiciani urdhëron të vriten pasardhësit e Davidit.
Libri III, Kreu XIX
Por kur po ky Domician urdhëroi të vriteshin pasardhësit e Davidit, një traditë e lashtë thotë se disa nga heretikët i paditën pasardhësit e Judës (për të cilin thuhet se ishte vëlla i Shpëtimtarit sipas mishit), se ishin nga fisi i Davidit dhe të afërm të vetë Krishtit. Këto i tregon Hegjesipi me këto fjalë.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it