Etërit mbi Ungjijtë
← Eusebi i Qesarisë

Eusebi i Qesarisë

Peshkopët e Romës dhe të Aleksandrisë gjatë mbretërimit të Trajanit.

Libri IV, Kreu I

1. Rreth vitit të dymbëdhjetë të mbretërimit të Trajanit vdiq peshkopi i enorisë së Aleksandrisë që përmendëm më lart, dhe për këtë detyrë u zgjodh Primi, i katërti në trashëgimi nga apostujt.1

2. Në atë kohë edhe Aleksandri, i pesti në vijën e trashëgimisë nga Pjetri dhe Pavli, mori peshkopatën në Romë, pasi Evaresti e kishte mbajtur këtë detyrë tetë vjet.2

Shënime

1. Kerdoni, i përmendur në Librin III, kreu 21.

2. Për Evarestin, shih Librin III, kreu 34.

Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it