Peshkopët e Jerusalemit.
Libri VI, Kreu X
Meqë Narkisi ishte larguar dhe askush nuk e dinte ku ndodhej, ata që kryesonin kishat fqinje e panë të udhës të dorëzonin një peshkop tjetër. Emri i tij ishte Diu. Ai kryesoi vetëm pak kohë, dhe e pasoi Gjermanioni. Pas këtij erdhi Gordi, në kohën e të cilit Narkisi u shfaq sërish, si i ngjallur nga të vdekurit. Vëllezërit iu lutën menjëherë ta merrte peshkopatën, sepse të gjithë e admironin edhe më shumë për shkak të tërheqjes dhe të filozofisë së tij, e sidomos për shkak të ndëshkimit me të cilin Perëndia ia kishte marrë hakun.1
Shënime
1. Eusebi dhe Epifani japin Τόρδιος, kurse Jeronimi, Gordius; por versioni armen ka Gordianus, dhe Sinkeli, Σαρδιανός. Nuk e dimë ç'u bë me Gordin kur u rishfaq Narkisi. Duhet të ketë vdekur shumë shpejt; përndryshe, me sa duket, do të ishte arritur ndonjë kompromis, që do ta bënte të panevojshëm emërimin e Aleksandrit si peshkop ndihmës.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it