Përkthyesi Simak.
Libri VI, Kreu XVII
Sa për këta përkthyes, duhet thënë se Simaku ishte ebionit. Herezia e ebionitëve, siç quhet, pohon se Krishti ishte bir i Josifit dhe i Marisë, duke e mbajtur thjesht për njeri, dhe ngul këmbë me forcë që ligji të mbahet në mënyrën e judenjve, siç e kemi parë tashmë në këtë histori. Ruhen ende komente të Simakut, në të cilat duket se e mbështet këtë herezi duke sulmuar Ungjillin e Mateut. Origjeni thotë se këto dhe komente të tjera të Simakut mbi Shkrimet i mori nga njëfarë Juliane, e cila, siç thotë ai, i kishte marrë librat si trashëgim nga vetë Simaku.12
Shënime
1. Për Simakun, shih kreun e mëparshëm.
2. Në Librin III, kreu 27.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it