Klementi i Aleksandrisë.
Libri VI, Kreu VI
Klementi, që kishte pasuar Pantenin, e kishte asokohe në ngarkim mësimin kateketik në Aleksandri, kështu që edhe Origjeni, kur ishte ende djalë, ishte një nga nxënësit e tij. Në librin e parë të veprës së tij të quajtur «Stromatet», Klementi jep një tabelë kronologjike dhe i sjell ngjarjet deri në vdekjen e Komodit. Është e qartë, pra, se ajo vepër u shkrua gjatë mbretërimit të Severit, kohët e të cilit po i përshkruajmë tani.12
Shënime
1. Për Pantenin, shih Librin V, kreu 10.
2. Te «Stromatet», Libri I, kreu 21. Për këtë vepër dhe për veprat e tjera të Klementit, shih kreun 13.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it