Shkrimtari Juda.
Libri VI, Kreu VII
Në këtë kohë një shkrimtar tjetër, Juda, duke shtjelluar të shtatëdhjetë javët te Danieli, e sjell kronologjinë deri në vitin e dhjetë të mbretërimit të Severit. Ai mendonte se ardhja e Antikrishtit, për të cilën flitej shumë, ishte atëherë afër. Kaq fort ua trazonte mendjet shumë njerëzve tronditja që shkaktoi në këtë kohë përndjekja kundër tanëve.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it