Froni peshkopal i Jakovit.
Libri VII, Kreu XIX
Është ruajtur deri tani froni i Jakovit, që mori i pari peshkopatën e kishës së Jerusalemit nga vetë Shpëtimtari dhe nga apostujt dhe që, siç tregojnë shkrimet hyjnore, quhej vëlla i Krishtit. Kështu vëllezërit që e kanë pasuar atje në trashëgimi u tregojnë qartë të gjithëve nderimin që të lashtët kishin për burrat e shenjtë, për shkak të perëndishmërisë së tyre, dhe që e kanë edhe njerëzit e ditëve tona. Kaq për këtë çështje.1
Shënime
1. Shih Galatasve 1:19. Për lidhjen e vërtetë farefisnore të «Jakovit, vëllait të Zotit» me Krishtin, shih Librin I, kreu 12.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it