Letrat e kremte të Dionisit, ku ai jep edhe një kanon të Pashkës.
Libri VII, Kreu XX
Përveç letrave të tij që u përmendën tashmë, Dionisi shkroi në atë kohë edhe «Letrat e kremte», që ruhen ende, ku flet me fjalë solemne për festën e Pashkës. Njërën prej tyre ia drejtoi Flavit, kurse një tjetër Domicit dhe Didimit; në këtë parashtron një kanon prej tetë vjetësh dhe mbron mendimin se festa e Pashkës nuk duhet mbajtur veçse pas ekuinoksit të pranverës. Përveç këtyre, u dërgoi një letër tjetër bashkëpresbiterëve të tij në Aleksandri, si edhe disa të tjera njerëzve të ndryshëm, ndërkohë që përndjekja vazhdonte ende.1234
Shënime
1. Për Dionisin e Aleksandrisë, shih Librin VI, kreu 40.
2. Eusebi mendon se të gjitha këto letra janë shkruar në kohën e Valerianit ose të Galienit; por gabohet, të paktën për sa i përket letrës drejtuar Domicit dhe Didimit (shih më lart, kreu 11), dhe ndoshta edhe për disa nga të tjerat.
3. Për këtë Flav nuk dimë asgjë. Letra drejtuar atij nuk ruhet më.
4. Për Domicin dhe Didimin dhe për letrën drejtuar atyre, shih më lart, kreu 11. Në atë kre Eusebi citon nga kjo letër.
Shqip: përkthim nga anglishtja i tekstit të vitit 1890 (zotërim publik) · citimet nga Dhiata e Re sipas Biblës «Së bashku» (2020), © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, me lejen e saj · regjistri kishtar sipas KOASh-it