Etërit mbi Ungjijtë

Pasdarka e Vogël · Hapi 19

Lutja për paqen e botës

Çfarë ndodh

Pas përlëshimit prifti thotë lutjen për paqen e botës, një varg lutjesh të shkurtra, secila me përgjigjen «Mëshiro, o Zot». Ndër të tjera, lutet për paqen e botës, për të krishterët orthodhoksë dhe për kryepiskopin; për ata që mungojnë dhe «për ata që na urrejnë dhe për ata që na duan»; për robërit, për udhëtarët në det dhe në ajër, për të sëmurët, për frytet e tokës dhe për orthodhoksët e fjetur. Në lutjen e fundit, «Le të themi dhe për veten tonë», përgjigja thuhet tri herë.

Kush bën çfarë

  • PriftiThotë lutjet, nga «Le të lutemi për paqen e botës» deri te «Le të themi dhe për veten tonë».
  • LexuesiBashkë me popullin, çdo lutjeje i përgjigjet me «Mëshiro, o Zot».
  • PopulliMe zë të ulët, çdo lutjeje i përgjigjen me «Mëshiro, o Zot», së fundit tri herë; sipas zakonit, bëjnë shenjën e kryqit me një përkulje në çdo përgjigje.

Fjalët

Pastaj prifti thotë këto urata si më poshtë dhe populli, përgjigjet çdo herë: Mëshiro, o Zot.

Lord, have mercy.

Prifti

Le të lutemi për paqen e botës.

Let us pray for the peace of the world.

Për të krishterët shpresëtarë dhe orthodhoksë.

For devout and Orthodox Christians.

Për Kryepiskopin tonë (aksh) dhe gjithë vëllazërinë tonë më Krishtin.

For our Father (N)., and for all our brethren in Christ:

Për etërit dhe vëllezërit tanë që mungojnë.

For our fathers and brethren who are absent.

Për ata që na urrejnë dhe për ata që na duan.

For those who hate us and who love us:

Për ata që na ndihmojnë dhe na shërbejnë.

For those who are kind to us and who serve us:

Për ata që na porositën ne të padenjët të lutemi për ta.

For those who have enjoined us to pray for them, unworthy though we be:

Për çlirimin e robërve.

For the release of prisoners:

Për ata që udhëtojnë mirë në det dhe në ajër.

For those who sail upon the sea:

Për ata që dergjen në sëmundje.

For those who lie sick:

Le të lutemi dhe për pjellorinë e pemëve të dheut.

Let us pray, also, for abundance of the fruits of the earth:

Dhe për gjithë etërit dhe vëllezërit tanë orthodhoksë që u prehën më parë, këtu e kudo.

For our parents and brethren, and for all Orthodox believers, departed this life before us, who here, and in all the world, lie asleep in the Lord:

Le të themi dhe për veten tonë: Mëshiro, o Zot. Mëshiro, o Zot. Mëshiro, o Zot.

Let us say also for ourselves, Lord, have mercy

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Ç’kuptim ka

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Lutjet tona mund t’i drejtohen Perëndisë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për të tjerët, madje edhe për ata që kanë ndërruar jetë, si dhe për gjithë botën që na rrethon.»

«Kuptimi i shërbesave lutësore.», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Në këtë hap