Fjalët e shërbesave · Gjestet dhe veprimet
Shenja e kryqit; vb bëj kryqin / bëj shenjën e kryqit
Sign of the cross · Greqisht: σημεῖον τοῦ σταυροῦ
Kryqi që njeriu bën mbi veten me dorën e djathtë. Tre gishtat e parë bashkohen, ndërsa dy të tjerët mbështeten në pëllëmbë; dora prek ballin, pastaj kraharorin ose barkun, pastaj supin e djathtë dhe atë të majtë. Besimtarët e bëjnë kur thonë lutjet e përbashkëta në kishë dhe lutjet e tyre në shtëpi, kur ngrihen nga gjumi dhe kur bien të flenë, kur dalin nga shtëpia, kur kalojnë para një kishe, para dhe pas ngrënies, si dhe para dhe pas Kungimit.
Ç’kuptim ka
«Për këtë arsye, të krishterët bëjnë kryqin mbi veten e tyre. Orthodhoksët bashkojnë gishtin tregues me gishtin e mesit dhe me gishtin e madh, si shenjë e Trinisë së Shenjtë dhe bëjnë kryqin, duke filluar nga balli në kraharor dhe nga supi i djathtë në atë të majtë. Ky simbol unik dhe gjithëpërfshirës, tregon se Kryqi është frymëzimi, fuqia dhe përmbajtja e vërtetë e jetës sonë si të krishterë; dhe se zemra, mendja dhe forca e njeriut duhet të jepen në dashurinë e Perëndisë dhe të njeriut.»«Shenja e Kryqit», Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
«Fillimisht, bashkojmë tre gishtërinjtë e parë të dorës së djathtë (fig.1), duke pohuar kështu besimin tonë në një Perëndi, që është njëkohësisht tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Dy gishtërinjtë e tjerë, që takojnë te pëllëmba (fig.1), simbolizojnë dy natyrat e Zotit tonë Jisu Krisht: atë hyjnore dhe atë njerëzore. Në këtë mënyrë bëjmë një pohim simbolik të besimit tonë të krishterë orthodhoks. Pastaj i vendosim tre gishtërinjtë në ballë (fig.2), duke treguar se e duam Perëndinë me të gjithë mendjen tonë dhe se i kushtojmë Atij të gjitha mendimet tona. Pas kësaj, tre gishtërinjtë i vendosim në bark (fig. 3), duke treguar në mënyrë simbolike se i kushtojmë Zotit të gjitha dëshirat dhe ndjenjat tona. Së fundi, i sjellim te supet, në fillim tek i djathti (fig.4), pastaj tek i majti (fig.5), duke pohuar kështu se edhe çdo aktivitet i yni trupor i përket Atij.»«kur vendosim dorën në kokë: Ashtu si lavdërojnë engjëjt Perëndinë në qiell, ashtu edhe unë të lavdëroj, si shërbëtor i padenjë. Kur ul dorën dhe e vë në bark: Të falem dhe të adhuroj, Zoti im, që pranove dhe u trupëzove në barkun e Hyjlindëses për mëkatet tona. Kur e vë në supin e djathtë: Të lutem, Perëndia im, të më falësh dhe të më vësh në të djathtën tënde me të drejtët. Kur e vë në supin e majtë: Të lutem, Zoti im, mos më vë në të majtë me mëkatarët.»Ku shfaqet
- 1. Bekimi i Mbretërisë
- 2. Lutja e Madhe
- 4. Lutja e Vogël
- 7. Lutja e Vogël
- 10. Himni i Hyrjes
- 13. Paravargu
- 16. Urata para Ungjillit
- 18. Këndimi i Ungjillit
- 19. Lutja e Gjerë
- 20. Lutja për katekumenët
- 22. Liturgjia e Besnikëve: urata e parë e besimtarëve
- 23. Lutja e Vogël dhe urata e dytë e besimtarëve
- 31. Plotësoret
- 34. Simboli i Besimit
- 38. Himni triumfal
- 46. «Ati ynë»
- 47. Ulja e kryeve
- 48. «Të shenjtat, të shenjtëve»
- 51. Mbushja e Potirit dhe uji i nxehtë
- 55. «Me frikë Perëndie, besë dhe dashuri afrohuni»
- 56. Kungimi i besimtarëve
- 59. Shfaqja e fundit e Dhuratave
- 60. Lutja e falënderimit
- 61. Urata e pas amvonit
- 63. Bekimi i fundit
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 3. «Ejani t'i falemi» dhe Psalmi 103
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 4. Lutja e Madhe
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 6. Lutja e Vogël
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 10. Hyrja
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 13. Lutja e Gjerë
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 14. «Bëna të denjë, o Zot»
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 15. Plotësoret
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 16. Ulja e kryeve
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 17. Bekimi i pesë bukëve: lutjet
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 19. Bekimi i pesë bukëve
- Mbrëmësorja e Madhe e së Shtunës · 22. Lutjet e Himnit Trishenjtor
- Mëngjesorja e së Dielës · 1. Fillimi i Mëngjesores: «I bekuar është Perëndia ynë»
- Mëngjesorja e së Dielës · 2. Lutjet e Himnit Trishenjtor
- Mëngjesorja e së Dielës · 4. Lutja e Gjerë e shkurtuar
- Mëngjesorja e së Dielës · 9. Gjashtë Psalmet: «Aliluia» pas tre psalmeve të para
- Mëngjesorja e së Dielës · 14. Lutja e Madhe
- Mëngjesorja e së Dielës · 17. Lutja e Vogël
- Mëngjesorja e së Dielës · 20. Lutja e Vogël
- Mëngjesorja e së Dielës · 22. Lutja e Vogël
- Mëngjesorja e së Dielës · 25. «Çdo frymë le të lavdërojë Zotin»
- Mëngjesorja e së Dielës · 26. Ungjilli i Mëngjesores
- Mëngjesorja e së Dielës · 29. «O Perëndi, shpëtoje popullin tënd»
- Mëngjesorja e së Dielës · 32. Lutja e Vogël
- Pasdarka e Vogël · 1. Fillimi i Pasdarkës: «I bekuar është Perëndia ynë»
- Pasdarka e Vogël · 2. Lutjet e Himnit Trishenjtor
- Pasdarka e Vogël · 3. «Ejani t'i falemi» dhe Psalmi 50
- Pasdarka e Vogël · 9. Lutjet e Himnit Trishenjtor
- Pasdarka e Vogël · 11. «O Krisht Perëndi, që adhurohesh në çdo kohë»
- Pasdarka e Vogël · 12. «Më të nderuarën» dhe bekimi
- Pasdarka e Vogël · 19. Lutja për paqen e botës
- Pasdarka e Vogël · 20. Hyjlindësorja dhe bekimi i fundit
- Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · 1. Kanoni para Kungimit: Oda I
- Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · 11. Lutjet e Himnit Trishenjtor
- Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · 12. Lutjet e Himnit Trishenjtor
- Uratat e falënderimit pas Kungimit · 1. Vargjet nxitëse për falënderim dhe «Lavdi më ty, o Perëndi»
- Uratat e falënderimit pas Kungimit · 8. Lutjet e Himnit Trishenjtor
- Uratat e falënderimit pas Kungimit · 10. «Më të nderuarën se Keruvimet» dhe «Me uratat e Etërve tanë të shenjtë»