Shërbesa e Përgatitjes për Kungim · Hapi 11
Lutjet e Himnit Trishenjtor
Çfarë ndodh
Këto lutje të Pasdarkës së Vogël, shërbesës pas darkës, vijnë pas «Ti meriton me të vërtetë»: Himni Trishenjtor, «Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona», tri herë; «Lavdi… Tani e përherë…»; «Trini e Tërëshenjtë…»; «Mëshiro, o Zot» tri herë; «Lavdi… Tani e përherë…»; dhe Lutja Zotërore, që libri e mbyll te «po shpëtona nga i ligu». Pastaj Pasdarka vazhdon deri në fund. Psalmet dhe uratat para Kungimit vijnë të nesërmen në mëngjes.
Kush bën çfarë
- Ai që lutetThotë lutjet me radhë, «Shenjt Perëndi…» dhe «Mëshiro, o Zot» tri herë secilën, siç i shënon libri, pastaj vazhdon Pasdarkën deri në fund.
Fjalët
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona (3 herë).
O Holy God, Holy Mighty, Holy Immortal One, have mercy upon us.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit,
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
O all-holy Trinity, have mercy upon us. O Lord, wash away our sins. O Master, pardon our transgressions. O Holy One, visit and heal our infirmities, for thy Name's sake.
Mëshiro, o Zot (3 herë).
Lord, have mercy.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
Glory to the Father, and to the Son, and to the Holy Spirit,
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
now, and ever, and unto ages of ages. Amen.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhè. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot, dhe falna fajet tona sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Our Father, who art in heaven, Hallowed be thy Name. Thy kingdom come. Thy will be done on earth, As it is in heaven. Give us this day our daily bread. And forgive us our trespasses, As we forgive those who trespass against us. And lead us not into temptation; But deliver us from the Evil One
Dhe vazhdon shërbesa e Pasdarkës deri në fund.
And the service of Compline continues to the end.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Në Kishën Orthodhokse të gjitha lutjet janë Trinitare. Ne lutemi në Shpirtin e Shenjtë, me anë të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë dhe në emrin e tij tek Perëndia Atë.»«Ne i themi Perëndisë “Ati ynë”, sepse Jisui na mësoi dhe na aftësoi për ta bërë këtë. Ne kemi mundësinë t’i drejtohemi Perëndisë Atë, sepse ne jemi bërë bijtë e Perëndisë me anë të Shpirtit të Shenjtë (shih Romanët 8).»