Fjalët e shërbesave · Pjesët e shërbesave
«Të meriton me të vërtetë»
Hymn to the Theotokos · Greqisht: Ἄξιόν ἐστιν / μεγαλυνάριον
«Të meriton me të vërtetë» është himni kushtuar Hyjlindëses që psaltët e këndojnë pas thirrjes së Shpirtit të Shenjtë, kur prifti përkujton me zë të lartë «Veçan për të Tërëshenjtën ... Zonjën tonë Hyjlindëse». Në të kremtet e mëdha vendin e tij e zë një himn tjetër kushtuar Hyjlindëses, kurse në Liturgjinë e Shën Vasilit himni është «Me ty gëzohet, o Hirëplote, gjithë krijesa». Ndërkaq prifti temjanis Dhuratat e çmuara.