Etërit mbi Ungjijtë

Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 16

Urata para Ungjillit

Çfarë ndodh

Ndërsa këndohet Apostulli, prifti thotë pa zë uratën para Ungjillit, duke iu lutur Perëndisë t'i hapë sytë e mendjes për të kuptuar mësimin e Ungjillit. Dhjakoni vë temjanicën në vendin e saj, pranon bekimin e priftit për të kënduar Ungjillin, merr Ungjillin nga duart e priftit dhe del nga dera e veriut për në amvon, vendin e ngritur në pjesën e përparme të naosit, me dy shërbyes që mbajnë llambadhe përpara tij.

Kush bën çfarë

  • PriftiThotë pa zë uratën para Ungjillit, bekon dhjakonin duke bërë shenjën e kryqit mbi kryet e tij dhe i jep Ungjillin.
  • DhjakoniVë temjanicën në vendin e saj, ul kryet përpara priftit për bekim, merr Ungjillin nga duart e priftit duke i puthur dorën dhe del nga dera e veriut për në amvon.
  • ShërbyesitDy shërbyes me llambadhe ecin përpara dhjakonit, duke dalë nga dera e veriut, deri te amvoni.
  • LexuesiMbaron këndimin e Apostullit.
  • PopulliDëgjojnë Apostullin deri në fund.

Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, askush nuk del në amvon: prifti e këndon vetë Ungjillin nga Dera e Bukur.

Fjalët

Dhiaku

(me zë të ulët) Le t'i lutemi Zotit. Mëshiro, o Zot.

(in a low voice) Let us pray to the Lord. Lord, have mercy.

Urata para Ungjillit:

The Prayer before the Gospel:

Prifti

(pa zë) O Zot njeridashës, bëj që të shkëlqejë në zemrat tona drita e kulluar e njohjes së hyjnisë sate, dhe çel sytë e mendjes sonë për të kuptuar mësimet e tua ungjillore. Futna dhe frikën e porosive të tua të lumtura, që, pasi të shtypim të gjitha epshet trupore, të mundim të kalojmë një jetë shpirtërore, duke menduar dhe duke bërë të gjitha ato që të pëlqejnë. Se ti je ndriçimi i shpirtrave dhe i trupave tanë, o Krisht Perëndi, dhe ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin tënd pa fillim, dhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

(inaudibly) O Lord who lovest mankind, make the pure light of the knowledge of thy Godhead to shine in our hearts, and open the eyes of our mind to the understanding of thy Gospel teachings. Implant in us also the fear of thy blessed commandments, that, trampling down all carnal desires, we may lead a spiritual life, both thinking and doing all such things as are well-pleasing unto thee. For thou art the illumination of our souls and bodies, O Christ-God, and unto thee we ascribe glory, together with thy Father, who is from everlasting, and thine all-holy, and good, and life-giving Spirit, now, and ever, and unto ages of ages. Amen.

Dhiaku pas temjanisjes, vë temjanicën në vendin e saj, i afrohet priftit, ul kryet dhe duke mbajtur me tre gishta Orarin, thotë:

After the censing, the deacon puts the censer in its place, approaches the priest, bows his head and, holding his orarion with three fingers, says:

Dhiaku

(pa zë) Beko o Zot, lexuesin e Ungjillit të Apostullit të shenjtë dhe Ungjillorit (Aksh).

Bless, Master, him who proclaimeth the good tidings of the holy Apostle and Evangelist, N.

Prifti e bekon duke bërë shenjën e kryqit mbi kryet:

The priest blesses him, making the sign of the cross over his head:

Prifti

(pa zë) Perëndia, me ndërmjetimet e Apostullit të shenjtë,

May God, through the intercessions of the holy,

të lavdëruar dhe Ungjillor (Aksh), të dhëntë ty lexuesit fuqi të shumtë, për të plotësuar veprën e Ungjillit të Birit të tij të dashur dhe Zotit tonë Iisu Krisht.

glorious and all-laudable Apostle and Evangelist, N., grant utterance with great power unto thee, who proclaimest the good tidings; unto the fulfilment of the Gospel of his beloved Son, our Lord Jesus Christ.

Dhiaku

(pa zë) Amin. Amin. Amin. U bëftë sipas fjalës sate.

(inaudibly) Amen. Amen. Amen. Be it according to thy word.

Duke iu falur Ungjillit të shenjtë me shpresëtari, e merr atë nga duart e priftit, i puth dorën edhe thotë:

Bowing devoutly before the holy Gospel book, he takes it from the hands of the priest, kisses his hand and says:

O apostull dhe ungjillor..., ndërmjeto tek Perëndia mëshirëplotë, që t'u japë ndjesë fajesh shpirtrave tanë.

O Apostle and Evangelist..., intercede with the all-merciful God, that he grant unto our souls forgiveness of transgressions.

Dhiaku ngrihet dhe me Ungjillin del nga dera e veriut duke patur përpara dy djem me llambadhe të ndezura dhe shkon në amvonë ose në fron të episkopit në qoftë se kisha nuk ka amvon.

The deacon rises and goes out with the Gospel book by the north door, with two boys going before him with lighted processional candles, and goes to the ambo, or to the bishop's throne if the church has no ambo.

Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).

Në këtë hap