Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 4
Lutja e Vogël
Çfarë ndodh
Kur mbaron antifoni i parë, dhjakoni kthehet përpara Derës së Bukur, derës së mesme të ikonostasit, dhe thotë Lutjen e Vogël. Tri lutjet e saj janë «Përsëri dhe përsëri me paqe, le t'i lutemi Zotit», «Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd» dhe lutja e fundit e Lutjes së Madhe. Prifti e mbyll duke thënë me zë të lartë «Se yti është pushteti...».
Kush bën çfarë
- PriftiTe Tryeza e Shenjtë (altari) thotë pa zë uratën e antifonit të dytë, pastaj me zë të lartë thirrjen që e mbyll litaninë.
- DhjakoniKthehet nga ikona e Krishtit në vendin e tij përpara Derës së Bukur, përkulet dhe thotë lutjet.
- PsaltëtPërgjigjen me «Mëshiro, o Zot», pastaj me «Ty, o Zot» dhe, pas thirrjes, me «Amin».
- PopulliKëndojnë përgjigjet me zë të ulët bashkë me psaltët.
Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, prifti i thotë vetë lutjet, siç udhëzon libri i Kishës për Lutjen e Madhe.
Fjalët
Pasi mbarohet Andifoni i parë, dhiaku vjen përsëri përpara Derës së Bukur dhe pasi falet thotë:
When the first antiphon is finished, the deacon comes again before the Holy Doors and, having bowed, says:
Përsëri dhe përsëri me paqe, le t'i lutemi Zotit.
Again, yet again, in peace let us pray to the Lord.
Mëshiro, o Zot.
Lord, have mercy.
Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.
Succour us, save us, have mercy upon us, and keep us, O God, by thy grace.
Mëshiro, o Zot.
Lord, have mercy
Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t'i a parashtrojmë.
Calling to remembrance our most holy, all-undefiled, most blessed and glorious Lady, the Birth-giver of God and ever-virgin Mary, with all the Saints, let us commend ourselves, and each other, and all our life, unto Christ our God.
Ty, o Zot.
To thee, O Lord.
Ose në vend të kësaj thuhet Psalmi 145. Kur këndohet andifoni i dytë dhiaku qëndron përpara ikonës të Shën Marisë.
Or, in place of this, Psalm 145 is said. While the second antiphon is sung, the deacon stands before the icon of Saint Mary.
Urata e Andifonit të dytë:
The Prayer of the Second Antiphon:
(pa zë) O Zot, Perëndia ynë, shpëto popullin tënd dhe beko trashëgimin tënd; tërë besimtarët e Kishës sate ruaji; shenjtëroi ata që duan hijeshinë e shtëpisë sate. Edhe Ti lavdëroi ata me fuqinë tënde të perëndishme dhe mos na ler ne që shpresojmë tek Ti.
O Lord our God, save thy people, and bless thine heritage. Preserve the fulness of thy Church: sanctify those who love the beauty of thy house: glorify them by thy divine might in recompense; and forsake not us who put our trust in thee.
(me zë të lartë) Se yti është pushteti dhe jotja është mbretëria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
For thine is the majesty, and thine are the kingdom and the power and the glory, of the Father, and of the Son, and of the Holy Spirit, now, and ever, and unto ages of ages.
Amin.
Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Ato ndahen në tri pjesë nga dy Lutje të Vogla, për nder të Trinisë së Tërëshenjtë.»Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 63 · përkthyer nga kjo faqe