Liturgjia Hyjnore e Shën Joan Gojartit · Hapi 31
Plotësoret
Çfarë ndodh
Dhjakoni del dhe drejton një litani lutjesh: për Dhuratat e çmuara të vëna përpara, për këtë kishë, për shpëtimin nga hidhërimi, për një ditë me paqe dhe të pamëkatshme, për engjëll paqeje, për ndjesën e mëkateve dhe për një mbarim të krishterë të jetës. Ndërkaq prifti lutet pa zë që Perëndia të pranojë lutjen dhe blatimin e tyre. Litania mbaron kur të gjithë ia parashtrojnë veten dhe njëri-tjetrin Krishtit Perëndisë, dhe prifti e mbyll me zë të lartë me thirrjen, fjalët e fundit të uratës së tij.
Kush bën çfarë
- PriftiNdërsa dhjakoni drejton litaninë, lutet pa zë që Perëndia të pranojë lutjen dhe blatimin e tyre, pastaj thotë me zë të lartë thirrjen «Me përdëllimet…».
- DhjakoniPuth dorën e djathtë të priftit, del nga dera e veriut në vendin e tij të zakonshëm para Derës së Bukur dhe drejton litaninë, që nis me thirrjen «Le ta plotësojmë lutjen tonë ndaj Zotit».
- PsaltëtPërgjigjen «Mëshiro, o Zot» në lutjet e para, «Amin» pas «Përkrahna…», «Falna, o Zot» pas çdo kërkese, «Ty, o Zot» kur të gjithë i parashtrohen Krishtit Perëndisë, dhe «Amin» në fund.
- PopulliLuten me lutjet e litanisë dhe përgjigjen me zë të ulët bashkë me psaltët; mund të bëjnë shenjën e kryqit, siç është zakon.
Kur prifti shërben pa dhjakon: Kur nuk ka dhjakon, lutjet e litanisë i thotë vetë prifti.
Fjalët
Dhiaku si puth dorën e djathtë të priftit del nga Hierorja dhe qëndron në vendin e zakonshëm e thotë lutjen e gjerë:
The deacon, having kissed the priest's right hand, goes out of the sanctuary, stands in his usual place and says the litany of supplication:
Le ta plotësojmë lutjen tonë ndaj Zotit.
complete our prayer unto the Lord.
Mëshiro, o Zot.
Lord, have mercy
Për Dhuratat e çmuara të paravëna, le t'i lutemi Zotit.
For these Holy Elements now spread forth, let us pray to the Lord.
Mëshiro, o Zot.
Lord, have mercy.
Për këtë shtëpi të shenjtë dhe për ata që hyjnë brenda në të me besë, shpresëtari dhe frikë Perëndie, le t'i lutemi Zotit.
For this holy Temple, and for all those who with faith, devoutness, and in the fear of God have entered therein, let us pray to the Lord.
Mëshiro, o Zot.
Lord, have mercy
Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.
That he will deliver us from all tribulation, wrath, and necessity, let us pray to the Lord.
Mëshiro, o Zot.
Lord, have mercy.
Ndërsa dhiaku vazhdon lutjen, prifti thotë uratën e Proskomidhisë:
While the deacon continues the litany, the priest says the Prayer of the Offering:
(pa zë) O Zot, Perëndi i tërëfuqishëm, i vetmi i shenjtë, që pret therore lavdërimi prej atyre që të thërresin me gjithë zemër, prano dhe lutjen e ne mëkatarëve dhe shpjere në altarin tënd të shenjtë; dhe bëna të zotët të të sjellim dhurata dhe therore shpirtërore për mëkatet tona dhe për
O Lord God Almighty, who alone art holy; who acceptest the sacrifice of praise from those who call upon thee with their whole heart: Accept also the prayer of us sinners, and bear it to thy holy Altar; and enable us to offer unto thee gifts and spiritual sacrifices for our sins
fajet e popullit të bëra nga padija. Bëna të denjë të gjejmë hir përpara teje që të bëhet e mirëpritur prej teje therorja jonë, dhe Shpirti i mirë i hirit tënd të ngrerë tendën mbi ne dhe mbi këto dhurata që ndodhen përpara dhe mbi tërë popullin tënd.
and for the errors which thy people have committed through ignorance. And graciously grant us to obtain grace in thy sight, that our sacrifice may be acceptable unto thee; and that the good spirit of thy grace may rest upon us, and upon these Holy Gifts, now offered up unto thee, and upon all thy people.
Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.
Succour us, save us, have mercy upon us, and keep us, O God, by thy grace.
Amin.
Amen.
Ditën të tërë, të përsosur, të shenjtë, me paqe dhe të pamëkatshme, le t'ia lypim Zotit.
A day all-perfect, holy, peaceful and sinless, let us beseech of the Lord.
Falna, o Zot.
Grant it, O Lord.
Engjëll paqeje, udhëheqës besnik, ruajtës të shpirtrave dhe të trupave tanë, le t'i lypim Zotit.
An Angel of Peace, the faithful guide and guardian both of our souls and bodies, let us beseech of the Lord.
Falna, o Zot.
Grant it, O Lord.
Ndjesë dhe falje të mëkateve dhe të fajeve tona, le t'i lypim Zotit.
The pardon and remission of our sins and transgressions, let us beseech of the Lord.
Falna, o Zot.
Grant it, O Lord.
Të mirat dhe të dobishmet për shpirtrat tanë dhe paqe për botën, le t'i lypim Zotit.
All things which are good and profitable to our souls, and peace to the world, let us beseech of the Lord.
Falna, o Zot.
Grant it, O Lord.
Që të kalojmë në paqe dhe në pendim jetën që na mbetet, le t'i lypim Zotit.
That we may pass the residue of our life in peace and penitence, let us beseech of the Lord.
Falna, o Zot.
Grant it, O Lord.
Mbarim të krishterë të jetës sonë, pa dhimbje, faqebardhë, me paqe dhe mbrojtje të mirë përpara gjykatores së frikshme të Krishtit, le të lypim.
A Christian ending to our life, painless, blameless, peaceful; and a good defence before the dread Judgment Seat of Christ, let us beseech of the Lord.
Falna, o Zot.
Grant it, O Lord.
Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën
Calling to remembrance our most holy all-undefiled, most blessed and glorious Lady, the Birth-giver of God and ever-virgin
Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e kujtuar, veten tonë dhe njeri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t'ia parashtrojmë.
Mary, with all the Saints, let us commend ourselves, and each other, and all our life unto Christ our God.
Ty, o Zot.
To thee, O Lord.
(me zë të lartë) Me përdëllimet e Birit tënd të vetëmlindur, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Through the bounties of thine Only-begotten Son, with whom thou art glorified, together with the most holy, and good, and life-giving Spirit, now, and ever, and unto ages of ages.
Amin.
Amen.
Teksti shqip është i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me leje. orthodoxalbania.org. Teksti anglisht është nga Service Book i Isabel F. Hapgood (1922).
Ç’kuptim ka
«Pas Himnit Keruvik vijnë Plotësoret, në të cilat, duke lënë mënjanë çdo kujdes të kësaj bote, kërkojmë vetëm mëshira shpirtërore.»Sokolof, A Manual of the Orthodox Church's Divine Services (1899), f. 69 · përkthyer nga kjo faqe
«Përsëri kemi një litani dhe thuhet një lutje, që Perëndia të jetë i mëshirshëm për shkak të flijimit të Krishtit dhe që të pranojë popullin e Tij dhe blatimin e tyre, megjithëse janë mëkatarë; dhe t’i denjësojë të sjellin dhurata e therore shpirtërore dhe të marrin Kungatën e Hyjshme»